• |
ide | kryesore

Taulant Muka: “I riu me mesatare 9.7, punon ilegalisht hekurkthyes në Britani”

Lajme, Të fundit



Taulant Muka ka publikuar rastin e një të riu, i cili ndonëse kishte mbaruar studimet për Menaxhim Agrobiznesi dhe Ndërmarrjesh me mesatare 9.7, i është dashur të largohet në drejtim të Britanisë së madhe ilegalisht, për të punuar si hekurkthyes.

“I ri me potenciale, i diplomuar me mesatare 9.7 në Tiranë, por hekurthyes në Britani! Burg është pak për politikanët tanë të 28 viteve! Kjo politikë antishqiptare e trajton të riun si skllav, jo si potencial! Prindër dhe qytetarë, bashkohu nesër para parlamentit të mbrojmë të ardhmen e rinisë, rinia që na hapi sytë, rinia që na solli shpresën, rinia e të ardhmes! Ne duhet të gjithë ti themi JO shkatërrimit të dijes, JO shkatërrimit të të ardhmes së të rinjve, JO Genocidit të potencialit Shqiptar! Rinia, Intelektuali, Shqiptarët dhe Shqipëria meritojnë më shumë! Nesër të gjithë bashkë para parlamentit!”, shprehet Muka.

Më poshtë, mesazhi që studenti i ka dërguar Taulant Mukës, bashkë me listën e rezultateve të tij, të cilat duket se nuk i vlejtën aspak për t’u punësuar denjësisht në Shqipëri.



9 Comments

  1. DOMOSDO QE DO PUNOJ HEKURKTHYES, KUSH I THA KETIJ TE MESONTE DHE TE KISHTE MESATATRE KAQ TE LART? KUSHTI I MAVIVE ESHTE TA KESH MESATAREN SA ME TE ULET OSE MAGARI TE MOS KESH BERE SHKOLLE FARE QE TE BEHESH DREJTOR APO MINISTER . I VETMI KUSHT QE TE BEHEJ DREJTOR ISHTE TE BENTE LIKE NE FACEBOK, TE BEJE BYTHLEPIRSIN NDAJ PARTISE DHE TE FIRMOSTE PREVENTIVAT E TEJFRYRA DERI NE TEJNGOPJE PER QELBESIRAT E PUSHTETIT . E SHIKONI SA THJESHT MUND TE BEHESH QELBESIRE MAVI?

  2. Kush të punojë hekurthyes mo sillo ?! ki me mesatren e lart mo ?! apo ndonjë nga studentat e protestës ?! ( gjysma e tyre as nuk dinë kutimin e fjalës roman mo sillo, jo më ta kenë çuar nga fillimi në fund një të tillë ) Këta janë rinia e shpresës mo sillo ?! 😀

  3. Pse nuk emigroi ne Kanada ose ne Gjermani me letra.Ose me ato lek qe kaloi ilegal ne Angli mund te kishte bere nje master diku ne Australi.
    Se ne Angli kan shpik Kapitalizmin skan nevoj per student Kamze. Dhe ktu ne Gjermani po te kesh mbaru ekonomik ne nje vend tjeter europian vshtire eshte te gjesh pune si ekonomist po nuk qe i afirmuar diku.Vetem ne Shqiperi jane 98% e CEO dhe CTO te huaj.

  4. Bravo ..Taulant nxirri bojen ketyre mostrave qeveritare te pa shkolluar dhe injorante e ardhmja de te jete per ju po cka se me shume veshtireri nga keto te pa gdhendurit dhe shiko de komentet qe bejne keto rilindasit idiot

  5. Mjaft plako se u bone i merzitshem, njelem tu te pa kot me kot…me kopjet e diplomave e me moraline emigrantit..mjaft ka limit, je bo boze..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *