• |
ide | kryesore

Vanessa Paradis:Njerëzit më kanë hedhur në rrugë, nuk më duronin dot

Paparazzi, Slider



Në një intervistë për The Sunday Times ajo preferoi të mos fliste për martesën me aktorin, por tregoi për marrëdhënien me vajzën e saj. “Jo gjëja më e mrekullueshme që më ka ndodhur, por e vetmja gjë që më ka ndodhur. I dhashë sime bije jetë dhe ndihem sikur dhe ajo më dha jetë mua.”- është shprehur Paradis për lindjen e Lily Rose.

Lily është vetëm 19 vjeç dhe është imazhi i Chanel 5. Ajo po zhvillon karrierën në modeling dhe aktrim dhe për këtë mamaja e saj është shumë e lumtur: “Jam shumë e lumtur që ajo është aty ku duhet të jetë. Është shumë e talentuar dhe merr vendime shumë të mira për filmat në të cilët merr pjesë. Është thuajse e bërë për këtë punë.”

Por njëkohësisht ajo shpjegoi se sa e vështirë ka qenë për të si adoleshente, sepse është sharë, abuzuar dhe hedhur tutje në rrugë.

“Këndova një këngë. U ekspozova shumë në radio dhe TV. Isha kudo. Njerëzit nuk më pranonin dot. Ishte shumë e vështirë sepse u kthye në diçka të përditshme. Mendoj se disa njerëz thjesht nuk më duronin dot.”- u shpreh Paradis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *