• |
ide | kryesore

Video/ Ndodh gjithcka në Amsterdam, Ajax përmbys, Bayern Mynih rikthehet e në fund një barazim

Sport, Video

Në Amsterdam përmbyset situata dhe Ajax shkon drejt vendit të parë të grupit, por vetëm për pak minuta. Një gabim i pafalshëm i Boateng shkakton 11 metërsh për Ajax, që realizohet nga Tadic. I ftohtë serbi përballë Neuer, por është një avantazh që zgjat fare pak.


https://www.youtube.com/watch?v=BK0edLXCmNU


Vetëm pas pesë minutash, një tjetër 11 metërsh, këtë herë për Bayern i jep mundësinë Lewandowski të barazojë rezultatin përballë hollandezëve. Një rezultat që kthen sërisht bavarezët në krye të grupit.

https://www.youtube.com/watch?v=LXSCNhbovOk

E për ti vënë vulën, mendon Kingsley Coman që shënon golin e tretë në kohën shtesë, duke e bërë një ndeshje rokamboleske e që Bayern e po e fitonte me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Mueller.

https://www.youtube.com/watch?v=mTi-lT4Euy8

Por nuk ka mbaruar sepse Ajax rikthehet edhe një herë, në minutën e shtatë shtesë, duke barazuar rezultatin në 3-3 me golin e Nicolas Tagliafico.

https://www.youtube.com/watch?v=7CmDgoiRZLg


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.