• |
ide | kryesore

Qeveria po bie, i ka vdekur propaganda

1, Ide



Historia e viteve të fundit na ka dhënë një mësim : qeveritë fillojnë e shkërmoqen, kur i del boja propagandës.
Fatos Nano nuk rikuperoi më kurrë në publik, pasi kamerat e një televizioni grek e filmuan duke harbuar me shpurën e tij në një buzuk të Athinës, ndërkohë që vendi ishte i zhytur në zi kombëtare. Më kot makineria e pushtetit të tij u mundua ti fshehë ato pamje, më kot ish kryeministri u përpoq të thurrte alibinë e një problemi shëndetësor. Mjaftoi një lidhje normale për botën e sotme, mes TV Klan të dikurshëm dhe homologut të tij grek, që lideri i rikthyer në pushtet në emër të katharsisit të politikës, të përbaltej për gjithmonë.

Sali Berisha e pësoi edhe më keq. Pasi urdhëroi të shtihej mbi turmën duke marrë katër jetë në 21 janar, ai s’la gur pa lëvizur për të fshehur krimin e tij. Me një idiotësi proverbiale u krijuan legjenda sikur viktimat ishin qëlluar nga afër, me thika me helm dhe pistoleta çadra, madje u shfaqën edhe video të manipuluara që e demostronin këtë.

Por, mjaftuan pamjet tronditëse të gardistit që qëlloi drejt e në mish, të transmetuara me guxim nga Artan Hoxha në News24, që i gjithë ky manipulim i ndyrë të bëhej shkrumb e hi në pak çaste.

Kjo dramë i’u përsërit edhe Edi Ramës.

Në krizën më të thellë që ka pllakosur qeverinë e tij prej 5 vitesh, kur i ka dalë boja si një hajdut me çizme dhe kur me mijra studentë kanë pushtuar rrugët, ai u mundua të prodhonte një shfaqe të madhe mashtruese. Ndërkohë që protestuesit e rrefuzojnë me përçmim, ai kërkoi të lërë përshtypjen se ata janë vetëm një grusht i vogël në masën e stërmadhe të 140 mijë studentëve shqiptarë. Për këtë u organizua spektakli i shëmtuar i Top Show. Për këtë ai shpiku identikitin e një manifestuesi të rremë duke veshur me kostumin e kundërshtarit, freshistët dhe zyrtarët e vet.

Çfarë boomerang-u!

Në rrjetet sociale, ata që ai kishte veshur si gjermanë, për ti shitur si partizanë, u demaskuan njëri pas tjetrit, me emër dhe mbiemër. Kulmi arriti kur njëri prej studentëve, doli nga skenari duke demaskuar gjithçka dhe duke e detyruar Ramën ti futej rolit të një kllouni banal (mos e humb videon poshtë).

Nuk duhej më tepër sesa kaq, për të kuptuar se kësaj qeverie nuk i ka mbetur më armë tjetër përpos mashtrimit dhe manipulimit. Por, nuk duhej më shumë as për marrë vesh se atyre u ka dalë boja. Se koha e propagandës ka shteruar.

Të treja historitë e mësipërme, krejt të ndryshme për nga lloji dhe simbolika, i përbashkon një fill i vetëm. Fati i kryeministrave që pas një kohe të gjatë e humbasin sensin e së vërtetës, zhyten në një botë virtuale të pompuar nga obortarët e nënshtruar dhe sahanlëpirësit që u sillen vërdallë dhe fillojnë të besojnë se realitetin e prodhojnë vetë.

Ato dëshmojnë gjithashtu se vjen një moment kur verbëria e pushtetit të bën që mos e kapësh më kohën që ecën përpara.

Fatos Nano besoi me naivitet, deri në fund, se një video e regjistruar në Greqi mund të mos mbërrinte asnjëhrerë në Shqipëri.

Sali Berisha edhe më keq, shpresoi me budallallëk se ai mund të manipulonte një krim aq të dukshëm, ndërkohë që ai ishte kryer përpara qindra kamerave

Me këto shembuj ata treguan se ishin të sfazuar me periudhën që jetonin dhe kjo shënoi dhe fundet simbolike të pushteteve që mbartnin.

E njëjta gjë po i ndodh edhe Edi Ramës. Megjithëse hiqet si një mjeshtër i rrjeteve sociale dhe i komunikimit virtual, ai demostroi një symbylltësi të pashembullt duke dashur të shesë si protestues bythlërirësit e vet të paskrupullt, që u demaskuan sa hap e mbyll sytë në Facebook, Instagram, tek Lolita dhe dhjetra faqe të tjera on line.

Askush, ende as sot nuk mund ta rrokë, se si ai mendoi se mund ti’a hidhte me një marrëzi të tillë, aq fëmijënore. Askush nuk mund ta imagjinojë se ç’qe kjo verbëri që i shty sejmenët e tij të mos e shikonin mbretin lakuriq.

Racionalisht ato janë të pa shpjegueshme.

Po me sa duket ashtu sikurse ndodh me të gjitha pushtetet abuzive edhe këtij të radhës i ka ardhur ora e gafës së pashpjegueshme. E asaj pikës që derdh gotën. Koha e gabimit fatal.

Në rastin e Edi Ramës kjo ishte ngjarja që dëshmoi fundin e propagandës. Dhe kur kjo i ndodh një qeverisjeje që atë e ka si të vetmen armë mbijetese, kuptohet lehtë se ç’do të ndodhë më pas. Gjithçka tjetër është thjeshtë çështje date.

©Lapsi.al



34 Comments

    1. gargarisuni gargarisuni ju o majmunet e opozites me nje banane qe ju hodhi bushati..
      Rama do rri ne ate post deri ne zgjedhjet e ardhshme.. Nuk e rrezoni dot ju pa shtylle kurrizore .
      Do ta shikoni se si do ta manaxhoje protesten e studentave.. dhe do ju lere me gisht ne goje.

      Jeni hedhur te tere ne sulm frontal duke dhene opinione, analiza, kronika, shkrime gazetareske me moton.. ‘ STUDENTET NUK DUHET TE NEGOCJOJNE’ … Per ju nuk kane fare rendesi kerkesat e studentave.. ju thjesht doni rrezimin e Rames..

      Kot e keni.. Mjerane.

  1. Pothuajse 6 vjet vetem demagogji , vetem genjeshtra , vetem kriminalitet dhe droge . Njerzeve te tu (me pagese nga buxheti i shtetit) ju doli boja . Rama ik

  2. Ky edhe ne parlament vazhdon te thote karagjozlliqe . Shuplak thote idioti , nuk dua qe protesta te mbyllet thote palla .Ky vazhdon akoma me genjeshtra . Mileti po thot ik o kar me syze.

  3. Une po e shoh Ramen ne foltore me ze te ulur. Cfare gjestesh te deshperuara shoqerojne fjamlimin e tij. I lumte L.Bocit qe ia hodhi ne fytyre ligjin per arsimin!

  4. “Qeveria po bie -thote Andi?! Po sahere ke thene qe “qeveria ka rene”? Po si po bie kur ka rene me kohe! Rama nuk eshte vrases si Saliu dhe Likja! Eshte hajdut si gjithe politikanet shqiptare! Meqenese na myten te paemrat injorante dhe saliniane po e komentoj edhe une me “i paemer”!

  5. Kur qeverise i dalin shume gjera njeheresh, bie ne panik dhe fillon te beje gabime trashanike, sepse si thoni edhe ju, kujton se e ben ajo realitetin

  6. SA TURP SOT THOT MIMISTRI.. I MBRENSHEM NUKE JANE PROCEDUAR TUPJA ME TE TJERE PO E KANE DHEN LAJME TE RREME PO KU ISHIN DJE TE DILNIN NE KONFEREC DHTYPI DHE TA PERGENJESHTRONTE POR SO NJE FJAL E THAT TURP TUP KETA DUHET TE LARGOHEN DHE TE SHKOJNE NE MEXIK,KOLUMBI,E NE ARGJENTIN DHE NGA ERDHI AI QE U SHTRI BARKAS NE RINAS BASHKSHORTJA E GJIKNURIT ATJE DUHET TE SHKOJN SE PO SHKUANE NE EUROP JANE AFER DHE INFEKTOJNE GJITHE EUROPEN ME VIRUSET E TYRE NGA ME TE KQIAT E NJERZIMIT SI PERSHEMBULL JOZELA NJE NATE TEK PALLATI I TAHIRIT E NJE NATE TJETER TEK NJE HYRJE TJETER TURP RILINJA KU JANE SOCIALISTET MAJKO.BRACE.RUCI.FINO. LERI KETA TE TJERET RILINASIT E QELBESIRAVE QE QELBIN ERE….

  7. Mund te kesh shume te drejte ne keto qe thua Bushat, por si shpjegohet qe sa here do kritikosh Ramen, e fillon kritiken me paraardhesit e tij? Dhe si shpjegohet qe ne kete stil te veçante tendin per te kritikuar politikanet gjen gjithmone personazhe si Blushi, Bojaxhiu, Tan Hoxha, Arlind Qorri, Muç Nano, Mero Baze, Birn-i investigues, apo batutat dy lekshe te Rames, te cilat i promovon? Eshte kjo sperdredhje konstante e jotja e cila te ben shpesh te pabesueshem edhe atehere kur ke te drejte..

  8. Arsyeja e vertete eshte qe Rama po plaket. Metodat e tij jane te vjetra tashme perballe nje brezi te ri. Frustrimi i tij perballe ketij fakti eshte i dukshem. Si kafshe populiste qe eshte jam i sigurt qe e ka kuptuar.

    Rama arriti kulmin e tij ne zgjedhjet e 2017-es. Me sinqeritetin me te madh kerkoi timonin dhe ja dhame. Problemi eshte qe ca po ben me kete timon? Vetem ditet e fundit u zbuluan 30 milione euro qe po i jepeshin nje firme qe pertonte te fallsifikonte sic duhet edhe te dhenat e saja. Dhe kjo duhet te jete vecse maja e ajsbergut. Po budallaleqet me Air Albania? Po teatri?

    Po i behen zullumet kapice. Njesoj si Berisha ne mandatin e dyte, mos me keq.

  9. skandalet po te perndjekin cdo dite po flet si jashtoksore beje pagesat cdo shtetasi pasi nuk po i nxjerre nga xhepi jane taksat tona qe po i menaxhon ne menyren me te keqe

  10. Ore Bushat ti e di mire qe Rama doli ne video lakuriq me manall ne dore dhe fitoi bindshem votat per kryetar i Tiranes.U munduat boll.Berisha,Basha,Balliu e plot gazetare te tjere si puna jote qe te merreshit me manallin e Rames,por pikerisht sudentet dhe rinia e votoi,e pelqyen.Kjo video qe ti jep eshte asgje ose mediokerr,pse me kete do e rrezosh Ramen?Ja rruan.Rama eshte hajdut bandit dhe i pershtatet plotesisht psikollogjise se ketij populli,edhe legalizimet jane qe shteti te pranoje vjedhjen nga populli i vet dhe ta beje te ligjshem vjedhjen.Pra populli vjedh prona fajet i ka shteti qe nuk i jep parate ketyre hajduteve te pronave.Pra nje popull hajdut dhe dembel ndo kete ne krye nje Krye hajdut dhe bandit,ka ndryshim nga bisha Berishe qe te vret dhe i do te gjitha per vehte,kurse Rama nuk vret por vjedh paqesisht.Me gazetare tip Blushi apo Bushati qe vijne era livando dhe kurre nuk shkojne ne fshatra dhe qytete te varfera dhe qe jane mbyllur ne levozhgen borgjeze te qejfit,Rama do rrije edhe 10 vjet te tjera.Qe ta fitosh betejen duhet te nxjerresh shpaten ne front dhe jo te merresh me flete rrufe te emulacionit socialist se kush i leu floket dhe kush jo.Pune kalamajsh me celulare te shtrenjte por te varfer.

    1. “T ” GJITHE FUTUNI N QADER QI T REALIXONI KERKESAT TuJA . Respekt per anal istat” . ………………….O idiot injorant! Lexoje komentin tend te denje per nje gjysemanalfabet! Pse nuk e lini rehat Andin me idiotesite e tij por i shtoni dhimbjen e kokes me shqipen tuaj prej studenti te vitit 2018?

  11. PPP …
    Ndiiihmëëë …
    PO ME IKËN TEPSIAAAA …
    -Sepse siç e keni ditur, nuk kam asnje patente;
    -Sepse siç e keni pare, i kam duart e lidhura me makarona.

  12. Rama edhe pa breke I fiton zgjedhjet,hajduti e di mire punen e hajduteve.Sipas Biblotekes kombetare per Vitin 2017 ,nje million shqiptare nuk lexuan asnje liber,ndersa nga Instituti i Statistikave ne Tre studente Jane 4 celulare mbi 250 mije
    leke te vjetra.

  13. Ju lumte kari ju qi keni lek ,politikan ,analista + militantat qi lpijn bolet e partikve se tallni karin me jeten tu bo qef . Mo e forta osht se studentat bertasin gratis ,t shkretet.

  14. Rames heret apo vone do i mbarojne koha. Sikur neser te iki, ai eshte shume i nderuar per reformat ne arsim (i mbani mend universitetet kerpurdha), ne drejtesi, polici dhe infrastrukture urbane. Por largpamesit deri te maja e hundes nuk parashikojne dot kush do drejtoje me tej Shqiperine? Keni ndonje shprese te Luli? Apo te Sali baba eja se beme shaka? Apo Ilir Meta me Kryemadhin eshte shpetimi i vendit? Rama, nese eshte problem, nuk eshte me i madhi problem. Shoqeria jone eshte e lodhur deri ne palce nga emigrimi, nga shkollat mediokre qe 30 vite, nga korruptimi qe nuk eshte vetem te politikanet por te çdonjeri prej nesh, nga ndasia qe eshte egersuar me shume veri-jug, qytet-fshat, PS-PD.

  15. Nanoja e paska qelbur, vetëm se shkoi në një nga buzuqet e Greqisë, kur Shqipëria ishte në zi.
    Berishës, sipas hetimeve të hetuesit e specialistit kriminalistik me famë botërore Artan Hoxha, i paskej shkrepur kot në kokë që të japë urdhër e të vriten katër persona, në demostratën e engjëjve paqësorë të 21 janarit.
    Rama veçanërisht u shqua me reformën mbi reformat, që e kthehu Shqipërinë në Kolumbi.
    Po i lemë mënjanë “bëmat” që ju rëndit Bushati për ti bërë njëlloj përgjegjes për gjithë politikën e tranzicionit.
    Po i marim me rradhë se prej nga vijnë këta tre liderë politikë.
    Nanoja është biri i Thanas Nanos, që diktatori e çoi drejtor të RTSH, që të bënte spastrimin kllasor në art e dramaturgji e vetë ishte pedagog i Institutit të marksizëm-leninizmit që drejtonte Nexgmija.
    Berisha , bir i një familje të thjeshtë nga një fshat i Tropojës, pat bërë mëkatin e madh se erdhi nga fshati me një vaëixhe druri në Tiranë, e u bë një mjek në rang shkencëtari, e që thirrej në seminare ndërkombëtare të shëndetësisë. Faji i tij më i madh, ishte se si mjek u përkujdes për gjyshin e Bushatit., numuri dy pas Enver Hoxhës.
    Rama, nga një familje e “shquar” e kupolës komuniste me babain antar të presidencës së Ramizit e nip i Spiro Kolekës, në 1990-tën doli me kërkesën atvrasëse, për të pushkatuar gjithë komunistët, por i biri i Thanasit e mori nga nënurat e Parisit me flkoë të palarë e thoj të pa prerë për ta bërë ministër kulture, ,komunistët u dashuruan pas tij e pasi e zgjodhën tre mandate kryetar bashkie të Tiranës, e bënë edhe shef të tyre e kryeministër.
    Mirpo Rama i tradhëtoi për së dyti “idealet e partisë”
    Nga shef i socialistëve na u bë edhe shef i mafies duke u lidhur me biznesmenët e krimit që na i bëri deputetë e funksionarë të lartë të PS, pra kryekapitalisti i kapitalizmit mafioz.
    Me këtë e dhj….. fare biografinë politike Rama.
    Hem socialist hem kapitalist.
    E për këtë nuk mund ta falte as Bushati e as Qorrët e tjerë.

    1. I paemer 18.33 ty , qorri t fut pallen n sum ,dhe te dy bashk si nje trup i vetem (ti si ish komunist + qorrin komunist aleks xinxa ) boni revolucion qi ti rruni bolet rames. hahahahaha .

  16. O MIQTË E MI OLIGARKË TË PPP-VE …
    PPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPP …
    NDIIIIIIIIIIIIIHHMMËËËËËËËËËËËËËËË …
    PO NA IKËN TEPSIAAAAAAAAAAAAAA …
    DO NA BJERË PIKAAAAAAAAAAAAAAAA …
    NË NJË LETËR HIGJENIKE PO SHKRUAJ 8 PIKA: 1PO 2PO 3PO 4PO 5PO 6PO 7PO 8PO …
    POR DERI TANI ATYRE S’U KAM DHËNË REALISHT ASGJË: PRA ASNJË LIGJ, ASNJË VKM …
    POR KAM SHUMË FRIKË NGA ATA NGELËSAT, SE MOS MA NGELIN & MOS NA I NGELIN …
    JAM NË SURREL I FUTUR NË WC-NË E BUNKERIT DHE PO MË SHPËTOJNË PO PO PO PO PO PO PO PO

  17. bushat o legen po te irdhronte berisha te shtinin me 21 janar sot qelbesira rama nuk do te ishte,por je ti qe i hengre mutin rames me 21 janar e quat tek polici i rames te vriste 4 veta njerzit,sot ai polic ka poste be ps.rama ty e artan hogjen e news 24,preq zogajn,lubonjem,mard ndoken ju perdori si lavire,te mos flas per mutet muq nano,baze,nazarlo,ming´jozi,vangjeli ,muti andrea stefani etj.fatkeqsi qe berisha nuk dha urdher te ju vras zer te permendurve ketu,keshtu nuk do kishte as rama,tahir,dosha etj sot.

  18. Rama duhet te shkoj ne burg, se vodhi 30 milion euro. Eshte kryeminister dhe menaxhon buxhetin e shtetit. Eshte aty per te qeverisur, jo per te na vjedhur.
    Ka shtuar fukarallekun, ka vrare shpresen.
    Do mbahet mend si kryeministri i droges dhe i vjedhjes. I korruptuar deri ne palce, maniak e psikopat. Te shporret sa me shpejt, se u dekonspirua si nje kalbesire politike. Duhet te iki vete, para se ta nxjerrin zvare nga ajo zyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *