• |
ide | kryesore

Artan Fuga i drejtohet Ramës: “Shkarkojini me shkelma burokratët e vegjël që hiqen si Zeusa”

Lajme, Të fundit



Profesor Artan Fuga, i ka bërë thirrje ditën e sotme kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e bordeve dhe agjencive të krijuara prej ligjit për arsimin e lartë.

Sipas Fugës këto borde kanë përfituar për vite ma rradhë prej financave të marra nga studentët, pa dhënë asgjë në këmbim.

Më poshtë, kërkesa e profesor Fugës, drejtuar kryeministrit:

Zoti Kryeministër!

Shkarkoni drejtorët dhe bordet e agjencive që ka mbarsur ligji për arsimin e lartë!
Kështu niset mirëbesimi jo për monolog (llogje me vetveten)

Jo për dialog (llogje mes dy palësh)

Por për konsensus (gjetje e rrugëve për të cilët gradualisht janë dakord të gjitha palët dhe aktorët e vendimmarrjes për arsimin e lartë)

Shtatë xhuxhmaxhuxhat e mbytën Borëbardhën!

Kurrë arsimi i lartë shqiptar nuk do të ngrejë kokë kur universitetet i survejojnë, kontrollojnë, torturojnë, duke u bërë palë me korrupsionin, mediokritetin, banalitetin, mbi kurrizin e studentëve agjencitë që parashikon ligji i sotëm idiot i arsimit të lartë!
KakshiKakfalshiAs-caliQeshae me rradhë!

Shkarkojini me shkelma në prapanicë z. Kryeministër drejtorët e tyre, kryetarët e bordeve të tyre, shpërndajini sepse për vite me radhë kanë ngrënë lekët e studentëve, të buxhetit dhe nuk kanë bërë asnjë punë, kanë gënjyer, mashtruar publikun, kanë qenë prepotentë dhe janë hequr si feudalë kinezë të perandorisë Han! Këta burokratë të veckël që hiqen si Zeusa!

Me këta mbi krye ne jemi si neurotikët që i torturon mbiuni autoritar shtrirë nën një divan psikanalisti!

O sot o kurrë!

Kanë certifikuar mediokritetin, kanë torturuar dhe burokratizuar trupat e shëndosha të pedagogëve,nuk kanë përpunuar strategji dhe kanë luajtur e-ka-kush-e-ka me publikun, prindërit, studentët!

Falenderojini, pastaj lehtësisht dhe butësisht jepuni një shkelm në prapanicë, simbolikisht, të ikin dhe të dalin në auditore para studentëve dhe do të shihni se do t’i marrin me huahua sepse nuk janë në gjendje të përballojnë auditoret!

Edhe ligjin e kanë bërë duke menduar për postet që do të zinin më pas!

Trafiku i influencave, korrupsioni psikologjik dhe jo vetëm, konflikti i interesit në këto agjenci të kalbura, gënjeshtra dhe hipokrizia profesionale është e padurueshme!
Ata kanë marrë jetë studentësh! I kanë duart me jetët e tyre!

Na e hiqni këtë syndyk nga qafa dhe le të krijojmë mekanizma që masin, nxisin dhe krijojnë cilësinë e vërtetë, sepse përndryshe nuk do të dëgjojnë studentët në auditore veçse folklor, historirat e një shkence të harruar dhe budallalliqe ideologjike!

Ata po marrin në humnerë universitetet, kombin, studentët dhe heshtin e heshtin në këto kohë të vrullshme sepse mjafton një audit t’u shkojë i nxjerr lakuriq përpara gjyqit të historisë!

 



11 Comments

  1. Boll na cave trapin me decibao .Ke kaq kohe qe ben gam gam si grate e keqia. Fillove te servilosesh tani. Buke e djegur.

  2. Shume te drejte ka profesori, perpara studente per te miren dhe per te ardhmen e juaj dhe te shqiperise.

    Ti komentuesi i mesiperm, dukesh qe je BYTHqiri i PDs dhe biznesit te saliut.
    Turp te keni parazite, ju e ndertuat ate sistem korruptiv dhe gjakpires per popullin.
    Zhdukuni se mjaft vuajti shqiperia nga ju.

  3. Deri tani te mbanim per burre te mencur por dole lesh edhe ti. Rama vlla duhet hequr jo drejtuesit e bordellove qe thua

  4. Po mor Artan po, ti qenke per vdekjen e demokracise. E bere dhe ti si Roberti me teatrin. Ske faj se ke frik, ke te afermit e tu qe i ke te lidhur me Ramen jo per gje. Shume zhurme per azgje. Ik pirdhu tani se e “bere” tenden.

  5. Ti shkerdhate hipokrit parazit e di mire qe Rama nuk pjrdh per njeri ne kete toke. Profesori per servilizem e nje vend pune ka devijuar . Edhe bufi e di qe ata duhen shkarkuar por bashke me ta dhe diktatori. Askush nuk ben pa bekimin e Rames.

  6. Duhet ti thoje ik ti o Rame pastaj te tjeret, por ti qe nxjerr foton me vespa si interesant me komplekse dhe deficenca nga e kaluara qenke me bythqir se vete Rama. E keqja me e madhe jane servilat dhe Uriah Hipat e diktatorit

  7. zbrite pak ne baze te shikosh me cfare ushqehen njerzit keni ikur nga realiteti jeni bere si liza ne boten e cudirave meritokracia i ka ikur ketij vendi qe ne 45 prandaj po e vuajme sot e kesaj dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *