• |
ide | kryesore

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

Lajme, Të fundit



I pyetur për deklaratën e Ramës ditën e sotme në parlament ku u shpreh: “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një dritë shprese shoqërisë”, ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj se ky përshkrim qe tepër i gabuar.

“Ndjej mjerim për njeriun që beson gënjeshtrat e tij. Ai e di mirë se çfarë kërkon protesta, por i tmerruar, po lebetitet se e di çfarë fshihet pas atyre protestave. Përroi i tij psiqik vërshon mbi të dhe nuk e lejon të ketë një arsyetim të drejtë. Ai nuk ua plotëson 8 kërkesat, sepse dyshon që këta kërkojnë kokën e tij. Në fakt këta janë treguar të jashtëzakonshëm në ultimatumin e tyre: Plotëso kërkesat dhe mos e zgjat!”, deklaroi Berisha.



3 Comments

  1. Perroin psiqik e ka amanet nga ti, o ish-diktator, por gjithsesi Rama ta kalon ne kete pike, kuptohet!

  2. Ramen e kemi peshqesh nga ti Sali. Ashtu si kemi Gerdecin, 1997, 4 vrasje ne bulevard,…etj. Vertete nuk e ke kuptuar se edhe ti je i shkalluar? Te beme “nuse” 2 here me shprese, por vetem qamete prodhon edhe ti kur je ne pushtet. Eshte keqeverisja jote qe i shtyu njerezit te votojne Ramen sepse i lebetite me ato qe ben.

  3. Edhe per Ramen qe eshte bere kryeminister na paska fajin prape -Saliu-hajde komente hajde ketu tek ne c’do njeri flet ,mendon ,shkruam ,komenton por e dhe flet si te droguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *