• |
ide | kryesore

Berisha: Rama ka frikë, studentët kërkojnë ‘kokën’ e tij

Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel duke folur për protestën e studentëve, u shpreh se Rama është i tmerruar nga studentët pasi mendon se ata duan ‘kokën’ e tij. Berisha thotë se studentët janë revolucionarë të vërtetë ndaj edhe Rama lebetitet përpara tyre.

“Njeriu që beson gënjeshtrat e veta. Ai e di çfarë kërkon protesta. Ai ndaj është i tmerruar ,lebetitet, ai e di çfarë fshehin kërkesat e studentëve. Përroi i tij psiqik tani vërshon, nuk e le ai përrua të ketë arsyetim të drejtë. Ai nuk ua plotëson kërkesat se dyshon se ata kërkojnë kokën e tij. Këta studentë janë treguar të jashtëzakonshëm në ultimatumin e tyre”, tha Berisha.


Po kërkohet rrëzimi i Ramës?

“Çfarë do bëjmë në teatrin absurd?

Një vajzë ne emision tha jam me 9.75 mesatare po kam dy të tjerë që luftojnë për shkollë.

Rama duhet të mos bëjë zeusin. Ky është revolucion pa këta studentë nuk bëhet.

Po të hap librarinë time dixhitale. Në 2015 u bë një protestë dhe u zhduk. Këta po venë shoqërinë shqiptare në koshiencë, këta ishin të parët ku erdhi pika ë vlimit”, tha Berisha në ‘Open’.

5 Comments

  1. Klp dhe klgj u ngrite,izeti nga nje ane,rudina hajdari qe e beri lecke kete xhelat qe quhet sali,rrallen e kane spaku dhe bkh pastaj soji i saliut e di vete rrugen per ku

  2. O delenxhi burre qe na hiqesh per burre i mire ketu duke e xhveshur vehten nga poshtersite qe ke bere
    dhe demet qe i ke shkaktuar ktij vendi.
    Se te gjithe e dine qe kjo gjendje katastrofike qe po ndodhet Shqiperia sot ka per shkaktar kryesor Sali Berishen qe drejtoi vendin me dy standarte ku ne njerin shkruhej ligji dhe ne tjetrin shkelej sipas qefit , ku fallsifikimet ne hipoteka ishin norme, ku pasaportat diplomatike shiteshin ne treg, ku militantet maloke te zbritzur ne qytet paguheshin njikohesisht ne tre kater nderrmarje shteterore, ku po ata maloke zaptuan toka private e shteterore dhe ky pis njeri ja legalizonte duke kriju keshtu probleme sh te renda sociale, dem ekonomik dhe cthurje te njerzve qe u mesuan te shkelin ligjin e te fitojne padrejtesisht me ane te mbeshtetjes partiake favore ne kurriz te pjeses se ndershme te popullsise. Ky njeri e orientoi vendin drejt anarkise totale ne te gjitha drejtimet si ne ekonomi,arsim ,administraten shterore qe e beri si merkate, etj.
    Ky njeri e mbolli korrupsionin dhe e kultivoi ate bashke me drogen e Lazaratit qe me vite u perhap nw gjithe Shqiperine.
    Ky njeri eshte po aq fajtor e ndoshta me shumw se Edi Rama dhe bashke me horrat e tjere te partise se tij e te partive te tjera ndaj dhe akuzohet sot nga rinia per tu pergjigjur neser ne gjyqin qe pret,ku drejtesia do triumfoje duke i dhene denimin e merituar ketyre gjakpiresve qe shperdoruan kaq keq besimin e popullit qe i votoi.

  3. Keta -minjte dhe kijte-ka rrezik te jene nga ajo pjelle e konferencez te Pezes,qe dualen per homazhe tek varri i -diktator -Erdhjerit-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu