• |
ide | kryesore

Dita 9-të/ Studentët zhvendosin protestën tek Kuvendi

Lajme, Të fundit



Protesta e studentëve studentore do të spostohet nga Kryeministria dhe Ministria e Arsimit përpara Kuvendit të Shqipërisë në orën 10:00, pikërisht atëhërë kur do të fillojë edhe seanca plenare e javës.

Grumbullimi i studentëve do të bëhet nëpër fakultetet e tyre si gjatë këtyre dhjetë ditëve , në orën 8:30 deri në 9:30. Në 9:30 do të nisë marshimi drejt parlamentit.

Por, studentët kanë vendosur edhe një kusht për pjesëmarrësit: “Protesta duhet të vazhdojë paqesisht deri në mbarimin e seancës parlamentare dhe sapo seanca të përfundojë, do të përshkallëzohet tek Kryeministria. Studentët e kanë vendosur,” thuhet në përfundim të njoftimit.



2 Comments

  1. Fjalen pershkallezim keta kalamajte nuk e kuptojne me duket, thane pershkallezim heren e pare, vune edhe afat dhe cfare ndodhi po njesoj do rrime aty ku jemi thane, tani o pershkallezojeni o mos e thoni fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *