• |
ide | kryesore

Ish-avokati i Trump, Michael Cohen dënohet me tre vjet burg

Planet



Michael Cohen, ish-avokat i presidentit amerikan, Donald Trump, për shumë vite, u dënua me tre vjet burg pasi u shpall fajtor për mashtrime me tarifa dhe pagesa të financimit të fushatës elektorale të presidentit.

Cohen u pa duke qarë në gjykatë, teksa iu komunikua vendimi. Ai tha ironikisht se tani e kishte fituar lirinë, pasi për shumë vjet kishte fshehur, siç tha ai, punët e ndyra të presidentit aktual amerikan.

Coheni u gjet fajtor, mes tjerash, për shkak se e gënjeu Kongresin në dëshminë e tij për lidhjet e presidentit Trump me Rusinë.

Ai akuzohej se kishte paguar dy gra, duke përfshirë yllin e filmave pornografikë, Stormy Daniels, për t’i fshehur aferat seksuale me Trumpin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *