• |
ide | kryesore

Kukësi/ Krasniqi, nostalgjik për Partizanin: “Nëse shënoj nuk festoj”

Sport



Partizani e Kukësi luajnë shumë më tepër në Selman Stërmasi se thjesht një ndeshje, pavarësisht se blutë duan të mos e bëjnë situatën dramatike. Ndoshta ishte thjesht destin që në konferencën e shtypit, tekniku Armando Cungu, nuk arriti të mbërrijë, duke i dhënë mundësinë asistentit të tij Rrahman Hallaçi, një jetë të tërë kaluar tek Partizani e bashkë me të edhe Gëzim Krasniqi, edhe ai një ish.

Për shtatlartin është një ndeshje për të mos u humbur dhe dicka personale për të. Dëshira për ti treguar drejtuesve të Partizanit sa shumë kanë gabuar që e larguan, nuk I humbet arsyen për të respektuar të gjithë ata tifozë që e kanë mbështetur kur luante për Partizanin, edhe pse ata nuk do të jenë në stadium, për shkak të dënimit të fushës. Ndaj nëse shënon, Krasniqi nuk ka ndërmend të festojë…

“Ndeshjen e parë humbëm nga një pakujdesi. I mundëm me lojë, na mundën me rezultat, kjo ishte e gjitha – shpjegoi mbrojtësi -. Nëse do të shënoj nuk festoj, por shpresoj të shënoj.”

Sigurisht duke patur parasysh se deri në fund të kampionatit duhet të luhet ende më shumë se gjysma e ndeshjeve, asgjë nuk është vendimtare, por një fitore e të kuqve do ta conte diferencën mes tyre në 8 pikë. Kukësi është i bindur se kjo ndeshje do të jetë krejt ndryshe nga ajo e humbur në fazën e pare dhe me gjithë respektin për Partizanin nuk e mendojnë humbjen.

“Nuk mund të them se është dueli i titullit, por është ndeshje vendimtare dhe ka shumë ndeshje për të luajtur. Kemi bërë ndeshje të mira duke marrë edhe rezultat. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Partizanit pasi nuk duam distancë në pikë. Kemi mundësi për ta ngushtuar difrencën me një fitore. Nuk e mendojmë humbjen, por thashë që nuk duam të krijojmë shkëputjen”, përfundoi ish-mbrojtësi i djathtë i kryeqytetasve dhe tani asistent trajner tek Kukësi

Kukësi nuk do të ketë të gatshëm vetëm dy lojtarë për ndeshjen e rëndësishme me Partizanin. Shafik vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk ka rikuperuar ende, ndërsa Dzaria ka plotësuar numrin e kartonëve dhe është i skualifikuar. Ndeshja do të luhet të premten në orën 18.00 dhe është ndeshja që hap javën e 17 të Superiores.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *