• |
ide | kryesore

“Mama, më vranë sepse jam tifoz i River”: dy tifozë të Boca Juniors vrasin kundërshtarin

Sport



Vrasje për motive tifozlliku në provicën e Misiones (Argjentinë): Exequiel Aaron Neris, që po kthehej në shtëpi pas festimeve për fitoren e River Plate në Kupën Libertadores, është sulmuar nga dy vëllezër, tifozë të Boca Juniors, që i kanë prerë arterien femorale. Gjatë transportit në spital viktima pati kohë për një telefonatë të fundit. I rrëfeu të ëmës para se të vdiste: “Më vranë sepse jam tifoz i River”.

Sipas asaj që raporton Clarin, 21vjecari është sulmuar vetëm se kishte veshur fanellën e River Plate. Konfirmimi është në telefonatën e bërë së ëmës në spital, para se të vdiste: “U sulmova sepse jam tifzo i River”. Policia argjentinase ka gjetur thikën e agresorit dhe ka arrestuar të dyshuarit: janë dy vëllezër 18 e 22 vjec të Boca Juniors.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *