• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi i përgjigjet ashpër Ramës: Do ikësh si kufomë politike!

Lajme, Të fundit



Në fjalën e tij në parlament kryeministri Rama nuk la pa sulmuar edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. “Monikës do t’i ikë doktoratura dhe do t’i mbetet vetëm çizmja”- tha Rama, por e ashpër ka qenë përgjigjja e Kryemadhit.

“Po të them diçka si Monikë. Kur hyre në politikë je fshehur pas emrit tim si një hije e errët, vazhdon të fshihesh pas emrit tim po prapë si një hije e errët, por do ikësh si kufomë politike, po prapë pas emrit tim si një hije e errët.

Po të them, tashmë që u ngritën institucionet e Drejtësisë, që mundohesh ti kapësh, do të ngrihet SPAK-u dhe Byroja e Hetimit, të cilat i pres me padurim të hetojnë aferën tënde të fundit, se nuk është kjo më korruptivja, por ke edhe të tjera.

Aferën tënde të fundit se si në xhepin tënd ke future 30 milion euro në një ditë, 18 milion euro të Unazës së Re nën emrin e Bashkim Ulajt, 12 milion euro prapë në emrin e Bashkim Ulajt me OST-në dhe po të them që do të ketë prapë e prapë të tjera dokumente se si ti bën evazion fiskal vetëm në një kompani nafte 60 milion euro”- tha Kryemadhi ndër të tjera. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Rama do iki si kufom politike po mos kujto se do vish ti si kerme politike. asnje nga ju hajdutat sduhet te hyj me ne ate salle ligjvenese se e keni ber parlamentin si shpella e ali babes. ali baba me 140 hajduka

  2. thot hajduti kapeni hajdutin. juve te gjitheve si klas politike hajdutash u ka mbaruar tashme vaji kandilit. shpresoj qe organet e reja te drejtesise te funksionojn per te gjith ju (perfshire ty me like floririn). na thuaj icik ku i gjete paret per supervilat qe ke.

  3. Monika pera se te deklarosh se cfare do i besh Rames pyete nje here Ilir floririn tend ne darke se mos i ka shkuar mendja per ngjala neLalez dhe prishet plani.

  4. Do te mjaftonte vetem fjalia e pare per te kuptuar se kush eshte Monika Katunaremadhi:
    “Kur ke hyre ne politike je fshehur pas emrit tim si nje hije e erret,…………”
    Nese mundohesh te analizosh kete, do te thosha deklarate, harrin ne dy konkluzione;
    E para, ose hyrja e Rames ne politike lidhet me korrupsionin tashme te njohur te LSI me bemat e Metes.
    E dyta ose duke dashur te behet interesante ne “elekuencen” e saj na servir sofizma te nje tru Pate, qe kjo e dyta them se eshte me e mundshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *