• |
ide | kryesore

Një video që nxorri bllofin e pesfishtë të Ramës (Pamjet)

Arkiva, Kryesore

Dalja në në skenën e Top Show e atij studentit që e quajti veten FRESH-ist të thekur madje edhe kordinator të asaj organizate rinore nuk i dha dërrmën vetëm spektaklit fallco të një salle të mbushur me militantë që shiteshin si protestues (vetë Rama iu drejtua atyre si përkrahës të manifestimeve). Ndërkohë që ajo ndodhi në Facebook dhe në Instagram ishte diskredituar rëndshëm.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Qeveria po bie, i ka vdekur propaganda

Por ai incident nxorri në pah disa karakteristika të kësaj qeverisjeje:

1)Drejtimin e vendit përmes mashtrimit. Bëhet sikur dialogohet në mënyra fallco në një kohë që kritikët janë të tjerë dhe rrolin e tyre e luajnë jo ata që kanë kërkesa po ata që e mbështesin qeverinë pa kushte.

2)Shndërrimin në farsë të demokracisë të partive tona politike dhe bërdorimin, jo si kundërpushtete po si leva propagande të forumeve rinore që në këmbim të këtij shërbimi shpërblehen me vende pune dhe favore të tjera.

3)Besimin idiot se po pate me vete mediat realitetin mund ta krijosh vete.

4)Propaganden perverse të Ramës që iu drejtua atij studentit durrsak me fjalët: “patjetër që do ju bëjnë copë në rrjetet sociale se ju keni kryer një tradhëti të madhe. Në fakt tradhëtia ishte e vërtetë sepse përfaqësuesit realë të protestave e kishin theksuar disa herë se nuk delegonin askën të dialogonte në emër të tyre me kryeministrin.  Po megjithëse ka daklaruar publikisht se do të donte të ishte protestues në rrugë, duke u tallur me emrin tradhëtar, kryeministri donte të lartësonte kultin e përçarësit të protestës.

5)Dhe në fud ai shfazimi live ku Rama bërtiti: “Unë nuk jam trafikant droge” dëshmon se sa herë do të heqë vëmendjen nga një akt që i nxjerr bojnën, siç qe në këtë rast krijimi i dialogut me protestues fallco, kryeministri merr përsipër të bëjë lojën e kllounit, duke mbytur me shfaqe sharlataneske probleme thelbësore që nuk i përball dot. Kështu ofendon gjithnjë gazetarët kur nuk ka përgjigje për pyetjet, ose përqesh kritikët kur nuk gjen dot zgjidhje për atë që i thuhet.

VIDEO që nuk duhet humbur/ Rama bërtet: Nuk jam drogaxhi! Nuk jam trafikant! Nuk kam vjedhur!

Në këtë kuptim kjo video është sinteza më e mirë e komunikimit të qeverisjes së Edi Ramës me njerzit.

©Lapsi.al 

12 Comments

  1. He Bushat me video nuk rrezohet Rama,Shko dhe zbrit ne fshatra dhe qytete dhe do shikosh qe Rama prap fiton.Shko ,Dil nga kllocka e ngrohte je shume borgjez.

    1. O dushku..po do fitoje rameripjellja perseri sepse jane mesuar me ngrene gjeth dushku shqipetaret nuk u ben me pershtypje shtypja dhe varferia..ok

  2. Bravo Lapsi per analizen ekzakte, duket qartazi se ato student qe diskutun me KMn ishin falco ose my sakt leckamnt e rilindjes. Per ni leck shesin gjithcka me shpresen se neser mund tjen me afer rilindjes qe te zhvasin edhe ato dicka te madhe. Studentat e vertet heronjt qe kan lind ne zhurmat e 97 nuk ndalen dhe jam i sigurt qe do gropsin rilindjen falco te ram qelbsires.

    1. Ky km eshte tallur plote me kete popull.Ka ardhur koha ti jape llogari jo popullit,po Zotit se dhe ati i ka hyre ne hake .kure ste gjykon dote robi te gjykon zoti .ora i ka ardhur

  3. Ti dushk bolja, ste vje turp more byth lepires i rilindje bythes 🤮keta drogmen marin vota vetem me drog dhe me vjedhje porse populli kurr nuk u ka dhen vota

  4. PPP …
    Ndiiihmëëë …
    PO ME IKËN TEPSIAAAA …
    -Sepse siç e keni ditur, nuk kam asnjë patentë;
    -Sepse siç e keni parë, i kam duart e lidhura me makarona.

  5. Shfaqet si një Harpagon që i kanë vjedhur pasurinë, timonin, tepsinë, duke mohuar ato që i ka si ves, si sëmundje dhe nuk mund të ndahet prej tyre deri në grahmën e fundit. Ngjan me një dordolec. Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu