• |
ide | kryesore

Nuk ka Krishtlindje për Manchester United: Mourinho dënon Pogba dhe të tjerët

Sport



Vazhdon viti i errët i Manchester United. Humbja kundër Valencia nuk e ka kompromentuar ecjen e “Red Devils” në Champions League, por rrezikon seriozisht ti prishë Krishtlindjen Pogba e të tjerëve. José Mourinho dhe këtu nuk ka asgjë për tu cuditur, nuk e ka marrë mirë prezantimin e dobët të Djajve të Kuq në “Mestalla” e, sipas asaj që tregon The Sun, ka vendosur të mos i japë asnjë ditë pushimi skuadrës: edhe 25 dhjetor të gjithë të grumbulluar.

Sipas traditës skuadrat stërviten edhe në Krishtlindje, por pastaj janë të lirë të shpërndahen. Këtë herë jo. Special One, sapo të përfundojë stërvitja e pasdites, do ta detyrojë skuadrën ta kalojë mbrëmjen, në vigjilje të ndeshjes me Huddersfield, e grumbulluar dhe jo me familjen.

Një dënim që vjen së bashku me fjalët e zakonshme thumbuese, pa bërë emra, por që është e qartë se i drejtohet lojtarëve si Pogba, që nuk po luajnë si do të donte ai. “Pres më shumë nga lojtarët e mi, sidomos nga ata që më kërkojnë pse nuk luajnë nga fillimi “, ka shtuar Mourinho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *