• |
ide | kryesore

Offset: Dua të kaloj krishtlindjet me Cardi B

Paparazzi, Slider



Ish-bashkëshorti i Cardi B, Offset, mezi po pret që të kalojë Krishtlindjet me reperen dhe vajzën e tyre Kulture, pas ndarjes.

Sipas TMZ, ylli i grupit Migos – i cili e ka pranuar haptazi se i mungon shumë bashkëshortja, dëshiron të festojë festat e dhjetorit si një familje e bashkuar.

Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, dëshiron të kalojë kohë me Cardin dhe vajzën e tyre, por ende nuk ia ka bërë këtë propozim ish-bashkëshortes së tij.

Gjithashtu mediat raportojnë se Cardi B është e shkatërruar pas ndarjes. Ndarja e çiftit ka qenë ‘e vështirë’ për të dyja palët dhe Offset po përpiqet të fitojë sërish zemrën e reperes edhe pse kjo e fundit nuk beson më tek ai.

Dhe do të thoni ju se cila është arsyeja që i dha fund? Epo ja që bashkëshorti i saj Offset kishte kërkuar seks treshe me dy femra të tjera, mes të cilave një repere që i ngjan Cardi B.

Disa mesazhe të publikuara në internet tregonin sesi Offset po përpiqej të organizonte një takim me pullë të kuqe me Cuban Doll dhe një tjetër femër që quhet Summer Bunni në qershor, pak para se Cardi të lindte vajzën e tyre Kulture.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *