• |
ide | kryesore

Profil/ Taulant Muka, “larva” që po gërryen imazhin e Ramës

Kryesore

Supersticiozët thonë shpesh: “Impakti i parë është ai që mbetet edhe në fund”. E njëjta gjë përshkruan ekzaktësisht raportin me dashuri urrejtje të forta mes Taulant Mukës që nuk po lë ditë pa e shigjetuar kryeministrin Rama dhe këtij të fundit që e etiketoi si një larvë politike, njeriun që vetëm pak javë më parë e kishte emëruar në një post super të rëndësishëm.

Ky raport nisi me një konflikt mes tyre, vazhdoi me një paqe që nuk zgjati shumë në kohën që Mukës iu besua posti i zv.ministrit, duke përfunduar sërish me një konflikt që ka qenë veçanërisht i fortë dy ditë më parë, por që ende vazhdon.

Në këtë histori, nuk mund të mos ngrihen disa pyetje: Kur nisi në të vërtetë raporti mes Taulant Mukës dhe Ramës? Pse zgjodhi kryeministri t’i jepte atij në pjatë, pa asnjë konkurs, pa asnjë verifikim të diplomave dhe arritjeve përkatëse, postin e zv.Ministrit? Thjesht nga mania e Ramës për show dhe për të diskredituar doktorantët vjedhës? Rrëzimi i menjëhershëm nga froni i Taulantit ishte i rastësishëm, apo ngaqë ai tentoi të dilte përtej kufijve të shfaqes që i kishte caktuar kryeministri? Si mbërriti marrëdhënia mes tyre deri te cilësimet larvë politike?

Rreth një vit më parë, Muka e pati akuzuar kryeministrin për mënyrën e tij të qeverisjes si dhe për indiferencën e treguar ndaj profesionistëve të formuar jashtë vendit.

Taulanti u shfaq në media si i riu me një karrierë të suksesshme në perëndim, konkretisht në Danimarkë, të cilit paradoksalisht nuk i jepej asnjë shans që të punësohej në Shqipëri:

“I shkruajta se do të ishte kënaqësi për mua që të kontribuoja. Por nuk mora asnjehëre asnjë përgjigje, madje as një “faleminderit për aplikimin tuaj”, shprehej Muka në media asokohe, i ankuar prej neglizhencës së treguar prej Ramës ndaj aplikimit të tij.

Një vit zgjati indiferenca e kryeministrit ndaj Mukës. I refuzuar prej Ramës, në kërkim të vazhdueshëm për të tërhequr vështrimin e tij, shkencëtari më në fund ia doli të përthithte vëmendjen e piktorit, në momentin që denoncoi për plagjiaturë Ervin Demon, zv.ministër i Arsimit në atë kohë. I indinjuar për plagjiaturën në artikullin shkencor: “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, Muka drejtonte pyetjen: A mund të bëjnë persona të tillë, të cilët praktikojnë metodat copy-paste, reforma në arsim?

Këtë herë, Rama jo vetëm që e vërejti shkencëtarin Muka, por në dukje symbyllurazi, pa asnjë verifikim të arritjeve të tij, e vendosi menjëherë në postin e zv.Ministrit. Surpriza ishte e pa parë. Ajo tregonte për mënyrën amatoreske dhe instiktive se si emëroheshin njerëzit në administratën e Rilindjes dhe konkretisht në ministrinë, që prej më shumë se një jave, ka nxjerrë të gjithë të rinjtë në shesh.

Në tavolinë, së bashku me disa akademikë Rama dhe Muka bënë një marrëveshje mes tyre. Kryeministri i premtoi “zbulimit” të tij, të cilin e përdori si marionetë për qëllime personale, se do të ishte i lirë të ecte në çështjen që Muka kishte më fortë përzemër: Rishikimin e titujve akademik të pedagogëve.

Rama, duket se mendoi që Muka do të sugjestionohej prej postit të zv.Ministrit, duke i ofruar atij një hapësirë në të cilën nuk kishte asnjë mjet që i nevojitej për të realizuar objektivat e tij.

Me hovin e një shkencëtari në momentin që bën një zbulim të ri, Muka shkoi në ministri për të vënë më në fund drejtësinë e munguar në arsim. Shkoi, por nuk gjeti asgjë, nuk kishte asnjë mjet. Duke parë se situata nuk ishte aspak në favor të realizimit të qëllimeve të tij, në një shtet “Whatsapp-i”, siç ai u shpreh më vonë për funksionimin e institucioneve, i kërkoi kryeministrit një ritakim për t’i shprehur gjithçka që sipas Mukës nuk shkonte.

Momenti magjik i marrëdhënies mes tyre u duk se u shua. Kryeministri me kokëçarjen e atij që ka nuhatur se kukulla po i del nga duart dhe po kapërcen kufijtë e të bërit spektakël, e refuzoi për herë të dytë Mukën. Por ndryshe nga herë të tjera ai i dha një përgjigje të ftohtë:

“Ti varesh nga ministrja dhe do diskutosh me ministren, ajo është drejtuesja jote. Forca”.

Kjo përgjigje e Ramës u perceptua si një prerje në besë. Mungesa e protokolleve dhe dokumentimit të veprimeve që ndërmerreshin në ministri, mungesa kushteve bazike si uji, letrat higjenike etj e bënë atë t’i humbiste të gjitha forcat.

Ndoshta aty ai u ndërgjegjësua për kafazin ku e kishin futur për ta mbajtur peng. Se në atë qeveri ku ka vlerë vetëm spektakli, atë e kishin thirrur thjesht për të luajtur rolin e palaços së oborrit, që kënaq mbretin me diskreditimin e vartësve me diploma të falsifikuara. Më pas ai do të rrëfente të vetmen mbledhje të qeverisë ku pati rastin të merrte pjesë gjatë dy javëve që qëndroi në post dhe ku pa se e vetmja llogaridhënie që i jepnin ministrat shefit të tyre, ishte ajo se sa pëlqime kishin marrë në Facebook. Aty kuptoi se të kritikonte paraardhësit e tij në postin që po mbante ishte tepër e lehtë, por në praktikë çdo mundësi për të bërë diçka ishte krejt e kufizuar.

Piktori e kishte lënë shkencëtarin pa asnjë mjet, pa laborator, praktikisht pa asgjë, duke u munduar ta kënaqte vetëm me titullin zv.ministër.

I lënë në mëshirë të fatit, pas kësaj dredhie të kryeministrit që i premtoi çdo gjë dhe e la sërish në indiferencë, Mukës së sjellshëm në e-mail-et me Ramën, i ndryshoi sërish diskursi.

Muka braktisi pozicionin që mori gjithë shpresë, duke u larguar sërish prej Shqipërisë, këtë herë në Bern të Zvicrës.

Protesta e studentëve, solli sërish konfliktin Muka-Rama në qendër vëmendjes. I pari, u kthye nga Zvicra për t’iu bashkuar protestës së studentëve. Gjithashtu nisi një mori denoncimesh ndaj anëtarëve të qeverisë dhe opozitës, për punimet dhe gradat e tyre shkencore, të konsideruara si plagjiaturë e jo të merituara.

Rama nga ana tjetër kulmin e shpërthimit ndaj Mukës e pati në videon live të mbajtur mesditën e të hënës. Aty Rama e akuzoi Mukën për kushtet që ky i fundit kishte vënë, si: të paturit në dispozicion një veturë personale, punësimin e të atit si shofer. Nervozizmi i kryeministrit mbërriti deri aty, sa me tone të larta e cilësoi Mukën si një larvë politike.

Po si ishte e mundur që në kulmin e gjithë asaj krize, kur mijëra studentë ishin derdhur në rrugë, kur kryeministri gjendej përballë ultimatumit të kërkesave të paplotësuara, ai t’i kushtonte vëmendje këtij ish-zyrtari? Pse ai duhej ta humbte etikën dhe të prishte fjalorin duke u marrë personalisht me Taulant Mukën?

Përgjigjja është e thjeshtë, sepse ai kuptoi se nga loja me të ishte vetë Rama që kishte dalë i humbur. Ai e kishte thirrur atë nga Danimarka, për t’i shtuar pak ngjyra më shumë qeverisjes së tij spektakël. Por plani ishte kthyer përmbys. Sepse sa nga ambicia, po aq dhe nga mania e protagonizmit Muka e shndëroi këtë histori në një tallje për Ramën. Ai tregoi se sa lehtë mund të bëhesh zv.ministër në këtë qeveri pa plan dhe projekt, dhe se çfarë shfaqje mund të japësh me atë që ke parë nga brenda pasi ke përplasur pas vetes derën e saj.

Dhe Taulant Muka duket se nuk ka ndërmend të ndalet pas vizibilitetit që i fali për dy javë kryeministri piktor. Ai është shndërruar tashmë në një nga denoncuesit më të mëdhenj të këtij sistemi të kalbur, kundër të cilit po protestojnë me mijëra studentë.

@Lapsi.al

Klajdi Thaçi

14 Comments

  1. Nje analize e brilante.
    A ka patriotizem me te madh ne koh paqe,se sa te luftosh per forcimin e institucioneve shtetrore?
    -kurresesi.Z.Taulant Muka eshte nje nga ato.Nje bravo te madhe per të,per Atdhedashurine dhe
    kurajon intelektuale.Perse i linçoi Enver Hoxha intelektualet qe kishin studiuar ne Universitetet
    perendimore?-komplekset e inferioritetit.E njejta gje edhe me Edi Ramen,qe mblodhi llumin e
    shoqerise shqiptare rreth vetes,duke i dhene edhe pushttet,duke i bere Kryetare Bashkie dhe
    Deputete!Jo vetem rishikimi i titujve akademik,por kalimi ne filter i te gjith arsimtareve,sepse
    militantet partiake jan bere Mesues me diplloma te blera, megjithese nuk kan mbaruar gjimanazin.
    Hapi i pare i nje shoqerie drejt mireqenies,eshte reformimi arsimit.Jo me kot serbet thone,
    “shqiptarit jepi Dipllome,por kurre dije”.Politika shqiptare eshte armiku me i madh i shqiptarizmit,
    ka vepruar ne sinkron me armiqt tane.Prandaj edhe Shqiperia eshte ketu ku eshte,sepse kudo
    ne institucionet shtetrore,punesohen militantet injorante qe kan blere diplloma.Edhe nje here,
    te lumt Z.Taulant Muka!

  2. Komentuesi ‘ada’ eshte nje komentues i lodhshem qe del me 6-7 emra ne komente( si p..sh.., ada, mira, elsa, elda, etj.) dhe qe ne e dime tashme shume mire se eshte ose tifoz merobazist, ose vete makineria komentuese e cendrifuges

  3. Analize brilante,
    Radiografi e “meritokracise Ramiste.
    Nuk cuditem qe se boton Tema nje artikull te tille…shume i holle per shijet e Mjeros.

  4. Nga Besjana LUSHAJ

    Taulant kam kohë që të ndjek e kam po aq kohë që dua të të them nja dy fjalë.

    Dy fjalë për ty e dy fjalë për ata njerëz që po investojnë besim tek ti.

    Para se të hyj e të shkruaj atë çka besoj duhet thënë pastër e qartë më në fund, dua të sqaroj që unë jam nga ata ish-studente te UMT-së që nuk kam aderuar në asnjë parti, e që nuk jam ofruar ndonjëherë të përdorem nga dekanë e profesorë për fushatë.

    Tani të kthehemi tek kryesorja:

    Ti Taulant u largove nga FM në 2012.

    Përpara largimit u angazhove në protesta të studentëve të mjekësisë për largimin e ish-dekanit, i akuzuar gjërësisht për abuzim me detyrën.

    Bashkë me miqtë e tu te Almedicus, u vutë në shërbim të Bajram Hysës, ish-kancelarit të fakultetit.

    Ai sapo kishte hedhur kandidaturen për dekan të fakultetit te mjekësisë, dhe pati idenë brilante të mblidhte rreth vetes Taulantin me shokë për ti bërë fushatën.

    Prapë për të sqaruar për ata që nuk e dinë, z. Bajram Hysa ka mbaruar për ekonomik; është njohur që herët si një nga sekserët me tē hershëm në fakultetin e mjekësisë.

    Këto i dinte shumë mirë dhe Taulanti me të tjerë, të cilët gjithsesi vendosën të pozicionoheshin krah kandidaturës së individit më të pashkolluar nga të gjitha kandidaturat e tjera.

    Zoti Hysa fitoj me votë dhe u zgjodh dekan i fakultetit te mjekësisë.

    Sapo zuri atë pozicion nuk vonoj t’ua merrte provimet e mbartura Taulantit dhe te tjerëve.

    Sipas miqve të kursit Taulanti kishte 6 provime të tilla vitin e fundit.

    Shumë ish-shokë klase pretendojnë që Taulanti as nuk ishte në Shqipëri, në momentin që këto provime u bënë.

    Në mes të studentëve si ekselent njiheshin persona të caktuar por të gjithë ngelën të shokuar, kur bursat për në Bolonja dhe më pas ato të Erasmus i morën Almedicus-at. Këta të fundit, njiheshin për aktivizëm e aderime në parti, por jo për rezultate ekselente në shkollë.

    Asnjë nga ekselentët e vërtetë nuk ishte informuar për keto bursa, aplikimet u mbajten të fshehura dhe me to Bajrami gostiti ata që e kishin ndihmuar te bëhej dekan.

    Teatri i ekselenteve të shtirur vazhdoj dhe mori jehonë kur në ceremoninë e 60 vjetorit të fakultetit, bursantët morën dhe çertifikatat e ekselencës, në një kohë, që ekselentët e vërtetë ishin ulur nga rreshtat fund salle, e po bënin plane si ti ikin këtij vendi e padrejtelësisë që ju bë.

    Por, historia nuk mbaron këtu.

    Ti ike Taulant dhe ua le të tjerëve të vuajnë pasojat e zgjedhjes së klanit të zotit Hysa në krye të universitetit.

    Gjate kesaj periudhe në degën e mjekësise u fshehën kuota, të cilat u mbushën me nipa e mbesa prokurorësh e deputetësh me 5700 pikë.

    Fakulteti degradoj në atë pikë që nuk ishte parë ndonjeherë.

    U lobua për kthimin në universitet, gjë që dhe u arrit.

    Zoti Hysa humbet mbështetjen politike të Berishës, shkarkohet për abuzim me fondet dhe universiteti më i ri në botë ishte i falimentuar.

    Bile, nuk kishte fonde as për të printuar diplomat e studentëve.

    Për asnjërën nga këto gjëra ti nuk e hape ndonjëherë gojën Taulant.

    Por, Bajrami iku dhe në krye të universitetit erdhi dikush tjetër.

    Atëherë Bajrami të aktivizoj ty sërish, e ti u shfaqe dhe njëherë nga hiçi duke shkruar artikuj se si duhej të ç’bëhej ( po e shkruaj ashtu siç e ke shkruar ti dhe pse saktë do ishte “zhbëhej”) universiteti.

    Ti dole dhe dhe mendimin tënd, pastaj u zhduke prapë.

    Para ca kohësh të shoh në Top Show duke denoncuar mungesën e kërkimit shkencor në universitete, me grafiqe dhe prova.

    Duhet ta pranoj, çdo fjalë ishte e vërtetë. Ato ishin prova te pakundërshtueshme.

    Pastaj hyj dhe shof grafiqet.

    Nga universiteti i mjekësise prekeshin nga kritika dhe demaskimi vetëm anëtarë të klanit kundërshtar të z.Hysa.

    Kjo njëanshmëri ishtë ashiqare dhe të bënte ty shumë pak të besueshëm si palë e tretë, asnjanëse.

    Akoma dhe sot Taulant ti nuk ke thënë gjysëm fjale për vitet kur zoti Hysa ishte në krye të fakultetit, nuk ke demaskuar asnjë nga klani i tij, në një kohë, kur të gjithe janë me plagjiatura!

    Bile, as sot kur ti je i lirë ta bësh këtë gjë, i pajisur me dijet dhe diplomat e universiteteve europiane, që ti aq shumë i reklamon.

    Njohuritë tua profesionale dhe diplomat, as unë po askush tjetër nuk mund ti përbaltim, ato janë tuat, të fituara nga ti

    Ajo çka shumë prej nesh vëmë në pikëpyetje është integriteti jot.

    Ti Taulant nuk ishe ekselent dhe more bursë ekselence; nuk fole asnjëherë kundër njerëzve që e vodhën realisht UMT-në.

    Sot, të shohim që dëshiron të vihesh në krye të një lëvizje që nuk të përket.

    Një lëvizje që është më e pastër se ti dhe se çdo emër i perveçëm.

    Me shumë miq,që ti njohim bëmat, diskutojmë e pyesim veten:

    A mos duhet ta mbështesim?

    Por, kur shohim se si ti e trajton kauzën si tënden, e veten si Mujo Ulqinakun, atëherë kujtohemi e kthjellohemi.

    Nuk thonë kot që zakoni apo del me shpirtin.

    Ne nuk e dime Taulant, se kush fshihet sot pas teje.

    Në kohën kur ishe student dihej nga te gjithe; ishte z. Hysa e pas Hysës ishte ish-Ministri i Arsimit.

    Por, sot nuk e dimë.

    Dhe për ta mbyllur po sjell një shembull se si funksionon media në atë vend e se si individe katapultohen në jetën publike të vendit.

    Kur u diplomuam, fakultetit ju deshën një vit e gjysëm te na nxirrte diplomat.

    Në fillim menduam që ishte hapur nja dy-tre herë tender për karton e bojë, siç ndodh rëndomt në universitet shqiptare.

    Por, gaboheshim pjesërisht, tenderat ishin hapur e diplomat ishin printuar-veçse ne figuronim me numër matrikullimi të gabuar-pra, nuk figuronim fare.

    U nisem të dalim në media, se besuam që s’ka media që nuk do e paraqiste një turp të tillë.

    Ishte skandal shumë i madh e s’do e humbisnin mundësinë për pak zhurmë e audiencë.

    Por, s’na përfilli njeri.

    Ndërsa në rastin tënd, dyert e mediave u hapën të gjitha njëherësh.

    Uroj Taulant që mos ti presësh ata student ne besë, mos t’ua vrasësh shpresën.

    Mos kërko të bëhesh kryehero me zor.

    Vendi nuk ka nevojë për nje Edi, Erjon, Ilir, Sali, Lulzim tjetër.

    Shqipëria ka nevojë për njerëz të ndershëm e të ditur!

    Unë po i hedh të vërtetat e mia këtu, po marr përsipër dhe sharjet e etiketimet që mund të vijnë nga njerëz me kokë e pa mend e nga njerëz me mend e pa kokē.

    Mbaj përgjegjësi morale për çdo gërmë dhe koha le ta vërtetojë.

  5. Ky shkrimi i mesiperm eshte me reali nga te gjithe bemat qe Taulanti propagandon per vete. Ai nuk eshte larve por nje morr qe i eshte ngjitur servilisht eproreve te tij qe ne fakultet dhe tani “mesoi” te ece vete se helbete u be “shkencetar”. NUk eshte gje tjeter vecse nje i semure psiqik, nje skizofren. A ia keni pare veshtrimin si e ka? Si te nje psikopati. Duhet te lidhet me probleme qe mund te kete patur ne familje, per nje femijeri te veshtire te tij. Akoma ne shqiptaret do vazhdojme te zgjedhim psikopate qe te na udheheqin? Kujdes studente! Mos e pranoni mes vedi kete psikopat se ai shef vetem karrieren e vet. A e keni lexuar me kujdes se sa gabime ortografike ben, cka tregon nje formim te cunguar te tij. Nje njeri qe ka ecur vetem me servilizem.

  6. Lexoni shkrimin e Basjana Lushaj. Ai eshte Taulanti i vertete qe u perdor gjate universitetit nga disa pedagoge horra. Ne ish-bashkestudentet e mbajme mend sesi klani i Bajram Hyses, Petrit Bares, Nestor Thereskes, Maks Celes e ca te tjereve, donin te rrezonin dekanin e asaj kohe Alfred Priftanji dhe perdoren studente si Taulant Muka & Almedicus, qe ishin me te perkedhelurit e kursit dhe moren me pas ne kohen e Bajramit dekan bursa Erasmus dhe favore te tjera ne kembim te fushates qe i bene. Epoka e Bajramit dekan (nje kapterr ushtrie arriti te ishte pasardhes i figurave elite te fakultetit te mjekesise) ka qene periudha me e erret ne historine e fakultetit te mjekesise. U shiten doktoratura, tituj, vende pedagogesh me cmime te majme. Dhe Taulanti ka qene dhe eshte hija e Bajramit. Nese ai do kish qendruar zv/minister do e rehabilitonte ate dhe sorollopin e tij. Se ai, Bajrami aty eshte serish, Profesor ne fakultetin e mjekesise.

  7. Larve politike i thote rama, po ky realisht ezhte leve politike qe veliaj po promovon per tia fut rames. Lali i trojes qe veliaj i dhuroi rilindjes ne kete sezon protestaah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu