• |
ide | kryesore

Rudina Hajdari thyen bojkotin e PD dhe shpërthen në parlament: Të gjithë jeni hajdutë!

Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka thyer sot bojkotin e opozitës duke marrë pjesë në sallën e kuvendit. Vajza e liderit të studentëve të dhjetorit 90, Azem Hajdari ka qenë e ashpër në fjalën e saj të shkurtër pasi i ka quajtur të gjithë hajdutë.

“Sot kam ardhur vetëm për një arsye të vetme. Nuk kam ardhur për të marrë një llokmë të studenteve, jam për t’i mbështetur. Këtu kushdo që foli më parë ju them se jeni kryehajdutë që nuk e doni këtë vend dhe nuk e keni dashur ndonjëherë. Ju që bëni sikur ju intereson ky vend, por rrini vetëm nëpër kafe. Sillni listat e hapura. Nëse e doni këtë vend sillni Kodin Zgjedhor.

Atehere kemi për ta ndryshuar këtë parlament dhe këtë kastë politike. Ky pra është ndryshimi. Nëse e doni këtë vend mendoni për këtë vend dhe mos na bëni shoë politik. Ky vend është i ngopur me ju. Studentët janë të lodhur nga të gjithë politikanët dhe kanë humbur besimin te ju”- tha Hajdari. 

Pak ditë më parë ajo bëri një koment të gjatë në rrjetet sociale duke lënë të hapur mundësinë e daljes nga Partia Demokratike dhe krijimit e një grupimi të ri parlamentar.  ©LAPSI.al



4 Comments

  1. pa lidhje fare, kur flet per hajdute ne rradhe te pare duhet ta nisi nga ish kryetari i partise demokratike, e me pas tek kryetari aktual. Ne korrupsion ka kontribuar PD bashke me PS e jo vetem PS sic do ta shesi kjo.
    Pastaj kjo qe del sikur i interesojne studentet ta kishte bere universitetin ne shqiperi e ta kishte pare c´heqin studentet e jo ne amerike.

  2. Partia Demokratike duhet te marre masa shembullore ndaj gjithë atyre që kanë dalë kundra linjës politike te saj. Te përjashtohen me ceremoni. Pune e modhe fort se kjo ktu qeka goca Hajdarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *