• |
ide | kryesore

Situata e tensionuar në Tiranë, numri “2” i NATO-s anulon vizitën në Shqipëri

Lajme

Situata të tensionuar në Tiranë dhe protestat e vazhdueshme të studentëve kanë qenë shkaku i anulimit të vizitës së Zv.sekretares së Përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller. Burime të “Panorama Online”, pranë Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes bënë të ditur se numri dy i NATO-s, kishte programuar vizitën zyrtare në Tiranës, ku do të takonte Krerët e Lartë të Shtetit.

Por mësohet se vetëm pak orë më parë, Zëvendëssekretarja Përgjithshme e NATO-s ka njoftuar institucionet shqiptare se vizita do të anulohej, për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë dhe për arsye sigurie. Burimet konfirmuan se Rose Gottemoeller kishte në program të takonte Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, më pas Kryeministrin Edi Rama dhe në fund, Presidentin Ilir Meta.


Për koordinimin e kësaj vizite mësohet se është marrë vetëm Ambasadori i Shqipërisë në NATO, i cili ka mbajtur postin e kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Mësohet se Visho Ajazi Lika ndodhet në Tiranë dhe është marrë këto ditë më organizimin e kësaj vizite të nivelit të lartë të numrit dy të NATO-s në vendin tonë.

Sipas axhëndës, Rose Gottemoeller do të zhvillonte takimet me krerët e Lartë të Shtetit në mënyre “sekrete”, ndërkohë që njoftimi për vizitën e saj në Shqipëri do të bëhej një ditë pasi ajo të largohej nga vendi ynë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu