• |
ide | kryesore

“Spiuni” brenda Kryeministrisë tregon/ Pse Rama nuk po dorëzohet para sudentëve?

Arkiva, Kryesore



Shumë vetë që kanë ndjekur prej ditësh protestat studentore kanë ngritur të gjithë një pyetje racionale. Pse kur thotë se të 8 kërkesat e studentëve janë të realizueshme. Edi Rama nuk i dorëzon ato pa bërë më parë dialog me studentët? Ç’kuptim ka që një gjë që e quan edhe vetë të drejtë të mos e japësh vetëm për kapriço? Një burim i mirëinformuar brenda majës së kupolës së Rilindjes, ka treguar në konfidencialitet për Lapsi.al, se Edi Rama ka thirrur fundjavën e shkuar një mbledhje me ministrat më të besuar, për të debatuar këtë situatë.

“U hodhën dy opsione. Njëri që kërkesat duhen plotësuar sa më shpejt, që kësaj situate vluese t’i vihet kapak. Ministrat që kanë në dorë paratë dhe që janë përfshirë në tenderime të mëdha, e kanë mbrojtur me forcë këtë version. Madje njëri prej tyre i ka thënë shefit, se edhe fëmijët tanë në shtëpi na thonë se s’mund t’i lëmë kështu studentët” tha burimi për Lapsi.al.

Por ka qenë një grup tjetër që ka këmbëngulur se kryeministri nuk mund të dalë i humbur sikur i ka bërë lëshimet nën presion.

“Pas lëshimeve për kuksianët, në Rrugën e Kombit, do të krijohej përshtypja se Ramës mund t’i merret gjithcka vetëm me presion. Dhe kjo do të shtojë mundësinë e protestave në të ardhmen”, ka qenë versioni i dytë.

Me sa duket, ky i fundit ka fituar dhe “vetëm pastaj është përpunuar teza se 8 pikat do të lëshohen si rezultat i bashkëpunimit të Ramës me studentët, dhe jo si rezultat i dorëzimit të tij përballë forcës së protestës. Nga kjo lindi edhe ideja e një emisioni farsë me studentë freshistë, emision i cili fillimisht iu propozua BlendiFevziut, që nuk e pranoji, dhe më pas u zhvendos në Top Channel” thotë burimi i Lapsi.al.

Lexo më tej:

Enton Abilekaj: Pse Rama nuk i plotëson dot kërkesat e studentëve

Ndërkohë i njëjti person që do të mbetet anonim, thotë se “strategjia e mosdorëzimit” vjen edhe si rezultat i një kalkulimi politik. Sipas tij Rama është mësuar me faktin se ajo që ndodhi ndodhi dhe po mundohet edhe për ta manipuluar atë në mënyrë që protesta të mbulojë zhurmën e tenderit të falsifikuar 40 milionësh tek unaza e re.

“Janë disa pjesëtarë të stafit që e kanë dëgjuar të thotë: “Ky qe muti më i madh që na ka rënë në fytyrë këto 5 vite”. Të tjerë e kanë parë që në mes të një bisede tjetër, çështje ai të vërë duart në kokë dhe të shprehet me sytë ngritur në tavan: “Po këto dokumenta fallco nga na dolën?”- tregon burimi i Lapsi.al. Sipas tij, Rama më mirë pranon të bëhen lajm i parë në media studentët që anatemojnë të gjitha partitë, sesa kjo aferë që e ka ngjyer me të zezë imazhin e qeverisë.

Një version i tretë është ai i bastit që Rama ka vënë, se mund ta kthejë mendimi e studentëve. Në afatgjatë ai shpreson se i humburi i gjithë kësaj gjullurdie nuk do të jetë vetëm ai. Ai shpreson që goditje do të hanë edhe rivalët e vet politikë, Luli Dhe Monika, që studentët gjithashtu nuk i duan (përveç grupeve të kontrolluar prej tyre).

“Rama shpreson se mënyra e tij e të folurit, herë batuta dhe herë sjellja prej rrugaçi, janë më pranë mentalitetit të studentëve sesa imazhi flokëllustruar i Bashës dhe fjalori me 70 fjalë i Kryemadhit. Ai ka vënë bastin se koha punon për të dhe se mund të rikuperojë” thotë zyrtari i lartë i Rilindjes.

Ndonëse në rastin më të mirë Rama nuhat se për festat e fundvitit gjithçka mund të fashitet ai mund të presë edhe pak. Por kjo strategji ka një risk, sa më shumë studentët qëndrojnë në rrugë, sa më shumë ata heroizohen, por dhe krijojnë konflikte me pedagogët, aq më vështirë ata mund binden që të kthehen në auditorë. Në këtë rast dialogimi me ta do të qe i pamundur.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Qenka nje spiun I thekur I saliut ky qe dhe rreshtat I ka si qytetari dixhital qe I rradhit si saliu dhe pd per dite,shani topin tv kur ju beni me Zi ne sajesa,deri kur shba dhe be ti mbeshtese studentet rama nuk ndryshon qendrim,me para ruse nuk ka zgjidhje per studentet

  2. “Imazhi flokëlustruar i Bashës, e fjalori i kufizuar me 70 fjalë i Monikës”ë
    Qënka edhe ky version për shkakun se pse universitetet e Shqipërisë kanë katandisur këtu ku janë, me reformën në arsimin e lartë që inicioi antari i akademisë së shkencave, profesor doktor Edvin Rama.

  3. Plasen fantazirat dhe keteeeej nga lapsi… Tamam si fallxhoret qe shofin filxhanin dhe fillojne krijojne histori koti.. dhe me e forta eshte se mbi keto histori bazojne pastaj anal-izat e tyre bajate.

  4. Sa do qe ta vonoj zgjidhjen fundin e ka te pa shmangshem.Ata sjane as 20 perqindsha e as PPP e Rames qe ti vene me nje te thirrur si eshte mesuar pazarxhiu

  5. Eshte e bertet qe ka patur nje takim te dielen, me ministrat me te besuar dhe deputete po ashtu. Rama ka qene ne panik te plot. Jane terrorizuar dhe ministrat.

  6. Ekonomia ne qelbistan eshte ne dite te qiametit. O te dalin te gjithe te shesin droge o te hane bar kete ben perkthyesi artist ekonomist.

  7. Karrlliqe Shvejku,fshatari qe vjen ere I palare Shkuloqe Mendon se nentoger Dubi do te hiqet me keto bajga.Edhe 10 vjet attached eshte me Xhafen dhe Blushin ne krah.

  8. Rregulli i pare i gazetarise: te pakten dy burime qe konfirmojne njeri-tjetrin!!! Se ju pretendoni qe jeni serioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *