Thomas Müller do të humbasë ndeshjen e vajtjes së Champions League, për shkak të një kartoni të kuq, plotësisht të merituar, të marrë në ndeshjen kundër Ajax në Amsterdam Arena. Sulmuesi gjerman, me rezultatin 1-1, ishte autor i një ndërhyrje që nuk kishte të bënte aspak me futbollin, në minutën e 75′, duke e goditur me takë pas qafe Nicolas Tagliafico. Një goditje e denjë për rripin e zi në Kung Fu, nga ato që do ti kishte zili edhe Bruce Lee. Pavarësisht carjes së pësuar, për fat, futbollisti i Ajax ka mundur të vazhdojë ndeshjen, e madje të shënojë golin e barazimit përfundimtar 3-3 në minutën e 95′.