• |
ide | kryesore

(VIDEO) Me libra e Kushtetutë në duar, studentët në protestë para Parlamentit

Lajme, Të fundit



Si çdo të enjte pritet të nisë seanca plenare, por këtë herë në ambientet përballë godinës së parlamentit ka një tubim studentësh në vijim të protestave për plotësimin e 8 kërkesave.

Me libra e Kushtetutë në duar, studentët nisën marshimin nga sheshi Nënë Tereza.

Kreyeministri Edi Rama është treguar i gatshëm t’i plotësojë 8 pikat studentëve, por me kushtin që të ulen në dialog.

Pritet që grupi parlamentar i LSI të vijë në seancë plenare për të ngritur zërin për studentët, por një vendim i prerë ende nuk është marrë.

Me argumentin se është institucioni që vendos për ligjet, studentët do të marshojnë drejt Kuvendit. Nga policia nuk është kërkuar që mos tubohet por është kërkuar që të mbajnë distancë pasi është krijuar një kordon i dytë policor.

Nuk dihet nëse do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve, pasi varet nga numri i studentëve që do marrin pjesë në protestë.



3 Comments

  1. Pse shba dhe be nuk kane thene nje fjale per studentet?dhe nderkohe kane pershendetur ngritjen e instucioneve te reja te drejtesise,flisni skiftera dhe shpellare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *