• |
ide | kryesore

Video/ Tragjedi greke në Europa League: Olympiakos flak jashtë Milan

F1, Sport, Video



Një surprizë e vetme përsa i përket kualifikimeve në ndeshjet e fundit të Europa League, por është nga ato të destinuara të bëjë zhurmë. Një tragjedi e vërtetë greke për Milan, që flaket jashtë Europës, duke përfunduar i treti Grupin F. Në Karaiskakis Stadium kuqezinjtë nuk duhej të mundeshin me dy gola diferencën, por humbën pikërisht 3-1 me Olympiacos, duke u eleminuar me diferencë golash.

Ndodhi gjithcka në pjesën e dytë. Pape Abou Cisse shënoi golin e avantazhit për grekët, duke ndëshkuar mbrojtjen e teknikut Gatusso, me italianët që protestuan gjatë për një pozicion të parregullt në momentet e fillimit të aksionit.

Milan mendoi më të keqen, në mbrëmjen greke të Pireut, kur pësoi edhe golin e dytë në minutën e 70. Më saktë ishte një autogol i pafat Zapata, që devijoi topin në tentativë për ta larguar, por dizenjoi një trajektore të pakapshme për portierin.

Me rezultatin 2-0 ishin grekët ata që kalonin në fazën tjetër, por gëzimi i Olympiakos zgjati vetëm 60 sekonda, sepse Zapata korigjon gabimin dhe këtë herë shënoi në portën e duhur, duke e ngushtuar rezultatin në 2-1. Goli i shpresës, goli që u duk se vendosi një gur të fortë në kalimin e turit nga kuqezinjtë.

Nuk ka paqe për Milan, sepse 9 minuta nga fundi mori goditjen e fortë nga një 11 metërsh i akorduar për një ndërhyrje të gabuar të Abate ndaj Torosidis. Protestat nuk e shmangën dot prezantimin e Konstantinos Fortounis, që vulosi shifrat në 3-1, duke e kaluar kualifikimin nga anën e Olympiakos.

REZULTATET E NDESHJEVE

Europa League – Group A
AEK Larnaca 1 – 5 Bayer Leverkusen
Ludogorets Razgrad 1 – 1 FC Zuerich
Europa League – Group B
Celtic 1 – 2 Salzburg
RasenBallsport Leipzig 1 – 1 Rosenborg
Europa League – Group C
FC Koebenhavn 0 – 1 Bordeaux
Slavia Prague 2 – 0 Zenit St. Petersburg
Europa League – Group D
Dinamo Zagreb 0 – 0 Anderlecht
Spartak Trnava 1 – 0 Fenerbahce
Europa League – Group E
Arsenal 1 – 0 Qarabag FK
Sporting CP 3 – 0 Vorskla Poltava
Europa League – Group F
F91 Dudelange 0 – 0 Real Betis
Olympiacos 3 – 1 Milan
Europa League – Group G
Rapid Ëien 1 – 0 Rangers
Villarreal 2 – 0 Spartak Moscoë
Europa League – Group H
Lazio 1 – 2 Eintracht Frankfurt
Marseille 1 – 3 Apollon Limassol
Europa League – Group I
Besiktas 0 – 1 Malmoe FF
Genk 4 – 0 Sarpsborg 08
Europa League – Group J
Akhisarspor 0 – 0 Standard Liege
Sevilla 3 – 0 FC Krasnodar
Europa League – Group K
Dynamo Kyiv 0 – 1 Jablonec
Rennes 2 – 0 FC Astana
Europa League – Group L
PAOK Thessaloniki FC 1 – 3 BATE Borisov
Vidi FC 2 – 2 Chelsea



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *