• |
ide | kryesore

Zbardhet përplasja mes Ramës dhe Salianjit në parlament: Ik! Ngelës! S’ka sezon për ty!

Lajme, Të fundit



Pati tension në nisje të seancës plenare, ku 8 deputetë të PD-së dhe LSI u kapën me kryeministrin Edi Rama për çështjen e studentëve. Sapo kryeministri doli në foltoren e Kuvend, pranë tij shkoi edhe deputeti i PD-së Ervin Salianji.

Deputeti i PD-së iu drejtua kryeministrit me fjalët “Ti je ngelës”, “Ska më sezon për ty”, duke i hedhur në drejtim të tij disa fletë nga ligji i Arsimit të Lartë. Për të parandaluar incidentet, ndërhynë punonjës të Gardës së Republikës ndërsa kryeministri u kërkoi atyre që të largoheshin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *