• |
ide | kryesore

Zbulohet blofi i policisë/ Sot mohoi procedimet për protestën, por dje kishte gati emrat

Lajme, Të fundit



Nga salla e Kuvendit, ministri i Brendshëm, Sander Lleshi e quajti një lajm të pavërtetë procedimin nga policia te 25 protestuesve, mes të cilëve edhe profesor Edmond Tupes dhe artistit Robert Aliaj. Ai tha se u ndje i befasuar nga sa lexoi në media për këtë lajm dhe kërkoi verifikimin nga ana e strukturave duke paralajmëruar publikisht masa për ata që nuk bënë në kohë përgënjeshtrimin e tij.

Por si qëndron e vërteta.

Lajmi për procedimet u bazua mbi një komunikatë të brendshme të policisë. Aty renditen 25 emrat për të cilët kishte nisur procedimi ku figuronin edhe emrat e personave të përmendur më sipër. Ndaj tyre u referuan në prokurori materialet për organizim tubimesh të paligjshme. Sot kjo deklaratë u mohua, për shkak të reagimit që shkaktoi në publik se si pushteti arriti deri në procedimin e personave si Tupja apo Aliaj gjë që i ktheu në qesharakë. Kjo duket është shkaku u sprapsjes së policisë dhe ministrit Lleshi që sot mohoi policinë e tij.

Komunikata e brendshme e policisë

Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit :
• Edmond Tupe, i datëlindjes 09.03.1947, banues në Tiranë, profesor i gjuhëve të huaja frënge, Organizator.
• Estela Adnan Nazarko, e datlindjes 15.12.1994, banuese në Tiranë, studente, Organizator.
• Xhuljano Syrja Bregasi, i datëlindjes 06.07.1991, banues në Tiranë, student, Organizator.
• Henri Ardian Fero, i datëlindjes 18.09.1995, banues në Tiranë, student, Organizator.
• Andrea Pashk Gjini, i datëlindjes 15.02.1998, banues në Tiranë student aktivist i formacionit politik L.S.I. i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”.
• Kristina Tonaj, e datëlindjes 10.10.1997, banuese në Shkodër, studente aktiviste i formacionit politik F.R.D. Organizator.
• Gentian Aleks Doci, i datëlindjes 26.08.1984, banues në Tiranë, student aktivist i formacionit politik L.S.I, Organizator. Proceduar ne date 25.05.2015 per Njoftim te rreme.
• Migen Bujar Qiraxhi, i datëlindjes 24.02.1987, banues në Tiranë, student Organizator.
• Agron Behra Pepaj, i datëlindjes 16.07.1998, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
• Nebih Hasan Bushaj, i datëlindjes 10.05.1994, banues në Tiranë, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
• Mirela Besjan Ruko, e datëlindjes 02.10.1993, Aktiviste e lëvizjes për Universitetin. Proceduar më datë 18.11.2016, sepse më datë 17.11.2016, ora 16:45, tek Piramida, gjatë një aktiviteti, ka goditur në kokë, me bidon pije energjike, Ministren e Arsimit Lindita Nikolli. Nenet 237 dhe 274 të K.P.
• Robert Ali Aliaj, i datëlindjes 18.02.1960, banues në Tiranë, artist, këngëtar, Organizator.
• Malbor Hafiz Duka, i datëlindjes 22.09.1996, banues në Tiranë, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
• Redi Fredi Muci, i datëlindjes 18.11.1985, student i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
• Klodian Preng Leka, i datëlindjes 05.07.1992, student, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator.
• Erdi Fatmir Berxulli, i datëlindjes 10.06.1995, student, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator.
• Nerid Bilal Shehu, i datëlindjes 07.05.1992, student pranë Fakultetit të Inxhinjerisë së Ndërtimit. Organizator
• Bislim Lakna, i datëlindjes 27.04.1993, nga Kosova, i cili është student pranë Fakultetit të Inxhinjeris se Ndërtimit. Organizator.
• Bledar Nazif Hysa, i datëlindjes 19.06.1990, banues në Tiranë, student Arkitekture, aktivist i lëvizjes për Universitetin. Organizator por dhe ka qelluar me vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Organizator.
• Luan Esat Myrtaj, i datëlindjes 05.07.1970, banues në Tiranë, petagog Organizator.
• Adriatik Lapaj, banues në Tiranë, avokat, pjesëmarrës në protestën e studentëve.
• Altin Goxhaj, i datëlindjes 08.05.1970, banues në Tiranë aktivist i shoqërise civile i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”. Organizator.
• Liri Hajri Kuci, e datëlindjes 14.06.1994, studente pranë Fakultetit të Inxhinjeris së Ndërtimit. E Proceduar me parë me datë 02.11.2015, për goditje për shkak të detyrës dhe goditje të punonjesit të policisë. Organizatore.
• Klajdi Murat Bello, i datëlindjes 16.12.1985, banues në Tiranë, student i cili ka qënë një nga organiztorët për ti drejtuar drejt Kryeministrisë. Organizator.
• Gaetano Aleks Doci, i datëlindjes 26.08.1994, banues në Tiranë, student aktivist i formacionit politik L.S.I. i cili ishte dhe organizator për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi “Rilindja”, Organizator, sepse në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e insitucionit. Punohet per identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar. Nenet 150, 262, 274 dhe 293 të K.P. Nr

Komunikata e Policise se Shtetit, nisur dje ne mesdite per mediat

Tiranë, 12.12.2018

Njoftim për media i Policisë së Shtetit

Në përgjigje të interesit të disa mediave, Policia e Shtetit sqaron se gjatë protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë dhe në disa qarqe të tjera të vendit, punonjësit dhe strukturat e saj janë angazhuar në një vëllim të shtuar shërbimesh, të cilat kanë pasur si qëllim garantimin e kushteve për ushtrim të lirë dhe të pa cenuar të së drejtës për protestë dhe për ruajtjen rendit publik e të qetësisë së përgjithshme të qytetarëve.
Në zbatim të procedurave standarde policore dhe të detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit ka filluar procedime në bazë të ligjit për raste të shkëputura personash, të cilët e kanë cenuar qartazi atë, kryesisht në formën e bllokimit të akseve rrugore të vendit, goditjes me sende të forta, apo djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise të rëndësishme publike.
Policia e Shtetit shpreh edhe një herë gatishmërinë e strukturave të saj për të shërbyer me përkushtim të plotë ndaj të drejtës së çdo qytetari për të protestuar si dhe ndaj mirëmbajtjes së rendit, sigurisë dhe normalitetit të jetës për të gjithë qytetarët e tjerë.



5 Comments

  1. KETU TURPI KA MARRE SHALET , PUNE QELBESIRASH . JEP DOREHEQJEN O KAR MINISTER SE NGA POLICIA JOTE DOLI , APO JU KA HY TARTAKUTI NE BYTH ? PO JUA NIN BYTHA LAGESHTIREN , LEPUJ .

  2. Dje ishin pak dhe u mendua te trembeshin edhe ata qe kishin mbetur, sot qe jane shume terhiqen. Nuk do shume mend kjo pune. Vec kesaj kjo tregon edhe panikun qe ka mberthyer qeveritaret qe jane te gatshem te bejne prapakthehu ne cdo moment

  3. Pula e Lleshit polli te koshi i Leshit
    Pula e Lleshit polli te koshi i Leshit…..
    kush e thote dot 5 here me shpejtesi??

  4. aleksander lleshaj tjerr te negjmijes lesh per te mbeshtjet te ilirit ngjal qe sa here i duhet rames ta perdor si pall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *