• |
ide | kryesore

Zgjidhja e kontratës me ‘DH Albania’, hapet tender i ri për Unazën

Lajme, Të fundit



Pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur sot procedurat e garës për LOT 1 të Unazës së Madhe të Tiranës, “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja”.

Një ditë pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri se do t’i drejtohej Prokurorisë pas skandalit të kompanisë “DH Albania”,  ARRSH dje kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Tiranës, kompaninë në fjalë. Shkresa drejtuar organit të akuzës përmban dy akuza për kompaninë DH Albania, konkretisht falsifikim të dokumentave dhe mashtrim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ka nisur edhe një shkresë Agjencisë së Prokurorimit Publik, për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive “BibaX” dhe “DH Albania”, dhe pritet të shpallë së shpejti rihapjen e tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe.

Përmes degës së saj në Shqipëri Dh Albania, kompania amerikane arriti të fitonte dy kontrata për realizimin e punëve publike. Përveç ndërtimit të mbikalimit si pjesë e projektit të Unazës së re, me vlerë 18 milion euro, kompania kishte fituar garën dhë për ndërtimin e linjës 220 kv Burrel-Peshkop, me një vlerë 11.7 milion euro.

Skandali i mashtrimit me tenderin për Unazën e Madhe u denoncua në emisionin të “Të paekspozuarit” në News24. Ndëkohë hetime për kompaninë në fjalë po kryhen edhe në SHBA. Më herët Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania Dunëell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.



7 Comments

  1. Po dhe dy lotet e tjera jan nul se Biba-x ka qene nje nga pjesmarrsit ne tender.
    Keshtu qe me dy pjesmarres tenderi eahte nul se i treti ka pas letra falco??

  2. Pa folur prokuroria me keta hajdute nuk duhet te kete tender. Aferen e zbuloi deputeti pd i vlores. GJIKNURI THOTE SE I SHPETOI LEKET SHTETIT. BURG BURG BURG.H

  3. PO PSE ME KAQ LEHTESI DO TA MBYLLIN KETE AFERE TE PISTE KETO NDTRESIRA?
    PSE 30 MILION EURO U DUKEN SA NJE PAKETE CIGARE KETYRE HORRAVE?
    POPULLI NUK KA BUKE KETA LUNDROJNE NE JAHTE DOLLARESH .

  4. Nje projekt qe nuk shkonte me shume se 15 milion euro keta e çuan 48 milion euro . Perveç kesaj çudie , tani edhe çudine e “DH Albania & Biba X” keta duan ta bejne nul . Keta qofshin , por nuk ka per te zgjatur shume kjo pune .

  5. Prap ai qe po parish Valbonen me hece. e mire. Ketyre 5 shushunjave qe rropen Shqiperine populli duhet to fuse ne listen e zeze ,forgot e tyre ne ….

  6. Ky eshte kulmi i papergjegjesise dhe turpit. Keta duan ta kalojne sikur asgje ska ndodhur. Po si anulloke ti kontraten kur nuk ke vendim gjyqi qe verteton se dokumentet jane fallsifikuar dhe gjykata ka dhene denime per fajtoret. Cfare behet ne ate vend nuk ndodh as ne shtetet diktatoriale te Afrikes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *