• |
ide | kryesore

Përjetë në stadium: tifozi i AIK Solna futet në histori

Sport



Aik Solna, një nga skuadrat më prestigjioze të Suedisë, është futur në histori, duke shitur të parën ‘Eternity Card’, që do të thotë një abonim i përjetshëm për të asistuar në të gjitha ndeshjet brenda të skuadrës. Blerjen e ka bërë një tifoz 43 vjecar, që ka investuar shumën e 189.000 korona suedeze, të barabarta me rreth 18.500 euro.

I intervistuar nga media vendase, Magnus Käck, është i bindur në zgjedhjen që ka bërë. “Sapo mësova për inisiativën e kisha blerë abonimin për sezonin e ardhshëm, por nuk hezitova – shpjegoi ai – Ndoshta pas 30 vjetësh do të jem në pension e do të kem gjithnjë të njëjtin abonim. Kështu nuk do të jem kurrë pa biletë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *