• |
ide | kryesore

CR7 në Gjykatë për të pranuar mashtrimin fiskal: dënimi parashikon dy vjet burg, por…

Sport



Cristiano Ronaldo është gati të pranojë mashtrimin fiscal (katër krimet që rëndojnë mbi të, të kryera gjatë kohës që luante për Real Madrid) e do ta bëjë në 14 janar, ditë kur do të mbahet edhe procesi kundër tij në Audienca Provincial të Madrid (Gjykata e Drejtësisë në kryeqytetin spanjoll). Ligji parashikon dy vjet heqje lirie për këtë akuzë – shkruan e përditshmja AS – por dënimi nuk do të bëhet ekzekutiv: portugezi do ta kthejë në gjobë prej 375mijë euro.

Kjo është linja difensive e avokatit të tij, José Antonio Choclán, që ka arritur një rezultat të tillë edhe me, Fabio Coentrao, gjithnjë portugez, e përsëri ish- Real Madrid. Cristiano Ronaldo nuk do të jetë fizikisht në Madrid, por do të marrë pjesë përmes një videokonference.

Sulmuesi i Juventus ka arritur në 6 gusht një akord me autoritetet spanjolle (Hacienda) për pagesën e një gjobe prej 13,4 milionë euro për të shlyer mashtrimin fiscal të kryer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *