• |
ide | kryesore

Durrës, grabitet makina që transportonte paratë e bankës

Lajme, Të fundit



Një automjet që po transportonte paratë e një bankë është grabitur nga persona të maskuar dhe të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Shkozë dhe paraprakisht dyshohet se kanë qenë tre persona që kanë kryer grabitjen.

Sipas policisë, tre personat ishin me një makinë benz, kur kanë ndaluar makinën që po transportonte paratë.

Burimet bëjnë të ditur se autorët neutralizuan rojet private dhe pasi morën sasinë e parave u larguan në drejtim të Shijakut.

Nuk dihet ende shuma e grabitur, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *