• |
ide | kryesore

Europa League/ Milan i tërbuar me arbitrin: “Një padrejtësi!”

Sport, Video



Tërbim i Milan për eleminimin e Athinës. Për kuqezinjtë është një dalje nga Europa League që dhemb mbi të gjitha për mënyrën si erdhi, gjë që e bëri Leonardo të zbilancohet kundër arbitrit: “Një padrejtësi: goli i parë i tyre ishte pozicion jashtë loje, ndërsa penalltia e shpikur. Duhet VAR “.

Drejtuesi kuqezi është dukshëm i nervozuar me arbitrin edhe për situatat e tjera të lojës, duke e akuzuar për njëanshmëri në gjykim: “Arbitri duhet të ndalonte ndeshjen sepses a herë ne sulmonim binte një sirenë që bënte një zhurmë të padurueshme: kështu nuk bën”.

Edhe Ignazio Abate, mbrojtësi që shkaktoi 11 metërshin që vendosi eleminimin e Milan nga Europa është i zhgënjyer nga arbitri i ndeshjes. Kapitenit të Milan iu fërshëllye një contrast i dyshimtë në zonë ndaj Torosidis: “Penalltinë e parë të gjithë, nuk kam cfarë të shtij më shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *