• |
ide | kryesore

Europa League/ Ndarja e skuadrave në vazo: për Lazion tmerr britanik

Sport



Kanë mbetur 32 skuadra në Europa League, që do të përplasen mes tyre, pas shortit të ditës së hënë. Skuadrat e zbritura nga Champions si Napoli e Inter, do ti bashkohen konkurencës së Chelsea, Arsenal e Sevilla, por në ndarjen e vazove, për ndeshjet e 14 e 21 shkurtit, më keq e kanë patur lacialët e Igli Tares, të pozicionuar në vazon e dytë.

E thjeshtë për dy pretendentet e reja të trofeut: skuadrat e Ancelotti e Spalletti, që zbritën nga Champions League kanë siguruar vazon e parë dhe një short të thjeshtë: rreziqet e vetme janë turqit e Galatasaray e Fenerbahce e Shakhtar Donetsk.

Për Inzaghi, në grupin H, shorti është i frikshëm: rreziku është kryesisht anglez. Për tu evituar Chelsea i Sarri e Arsenal i Emery, por edhe Sevilla e Valencia nuk janë për tu nënvleftësuar.

VAZO E PARË
Napoli
Inter
Salsburg
Zenit
Arsenal
Villarreal
Eintracht
Genk
Sevilla
Dinamo Kiev
Chelsea
Valencia
Betis
Dinamo Zagreb
Benfica
Bayer Leverkusen

VAZO E DYTË
Lazio
Zurich
Celtic
Olympiacos
Slavia Praga
Fenerbahce
Sporting Lisbona
Rapid Vienna
Malmo
Krasnodar
Rennes
Bate Borisov
Bruges
Galatasaray
Shakhtar Donetsk
Viktoria Plzen



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *