• |
ide | kryesore

Forbes/ Kjo është modelja më e paguar e vitit 2018

Paparazzi, Slider



23-vjeçarja kryeson listën e publikuar nga “Forbes”, si modelja më e paguar përgjatë vitit 2018.

Por, sa fitoi modelja gjatë këtij viti?

Sipas gjigandit mediatik, ylli i reality show-t “Keeping Up With The Kardashians” ka fituar rreth 22.5 milionë dollarë nga periudha qershor 2017 deri në qershor 2018. Në vend të dytë renditet Karlie Kloss, e cila fitoi rreth 13 milionë dollarë përgjatë një viti.

Karlie Kloss

Chrissy Teigen

Në vend të tretë nuk kemi një, por dy modele të cilat fitojnë rreth 11.5 milionë dollarë. Bëhet fjalë për Chrissy Teigen dhe Rosie Huntington, të cilat edhe përse u bënë nëna, nuk hoqën dorë nga profesioni i modeles.

Rosie Huntington

Në vend të katër, me 10 milionë dollarë në vit renditet Gisele Bundchen si dhe britanikja Cara Delevigne me të njëjtat të ardhura.

Gisele Bundchen

Cara Delevigne

Sakaq, dy motrat Hadid fitojnë përkatësisht 9.5 milionë dollarë Gigi dhe 8.5 milionë dollarë Bella.

Bella dhe Gigi Hadid

Të fundit në listë renditen Joan Smalls me 8.5 milionë dollarë dhe Doutzen Kroes me 8 milionë dollarë.

Joan Smalls

Doutzen Kroes

Në total, të gjitha vajzat kanë fituar rreth 112 milionë dollarë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *