• |
ide | kryesore

Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj kthehen në PD

Lajme, Të fundit



Gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kreu i kësaj Partie, Lulzim Basha ka vendosur të rikthejë disa figura që u larguan disa vite më parë nga PD-ja, për t’iu bashkuar partisë së krijuar nga Bamir Topi.

Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj janë në garë për në Këshillin Kombëtar të PD-së.

Në garë janë edhe Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli, disa prej të cilëve kundërshtar të Bashës.

Kandidatë për Këshillin Kombëtar do të jenë të gjithë anëtarët aktual dhe ish-deputetë, në përjashtim të Ridvan Bodes, Majlinda Bregut, Genc Rulit dhe Astrit Patozi.

Në garë për në Këshillin Kombëtar prej 170 vendesh, janë 350 kandidatë. Mbledhja nis në orën 11:00.



8 Comments

  1. Me sa duket u erdhen mende, me mire vone se kurre, e kjo le ti sherbeje demokracise ne PD, e sidomos vete atyre qe e kuptuan largimin ne kete kohe te turbulences politike , qe lajmeron ardhjen e paster te demokracise.

  2. Kjo eshte farsa e fundit e PD, kthimi i xhaketave te konsumuara, i figurave te deshtuara, i personazheve karagjoze qe sipas interesit ikin dhe kthehen ne PD. PD po kthehet ne nje bordello politike. Duhet nje PD e re, rikrijuar nga baza pa Bashen kryetar.

  3. Qenkan bere Cuna te mire tani,dje skifteri sali dhe pellumbi lul cfare nuk I kane bere ketyre,pushtat pusht ngelin sali

  4. Janë mëshumë se dyfishi i kandidatëve që do të garojnë për Këshillin Kombëtarë
    Komentet e qejfllive të “rilindjes” janë të parakohshme
    Në zgjedhjet e krytarëve të PD në rrethe, u vu re nje fenomen që nuk është parë në asnjë nga partitë politike në Shqipëri. Diferenca midis dy kandidatëve kryesorë ishte jo e madhe e ky është një tregues se PD me Bashën është futur në rrugën e një demokracie europiane.Disa emra me Imam, Selam e Patozë, janë vetëpërjashtuar nga PD me lider Bashën e kjo nuk është një tregues se ai i ka diferencuar ato.
    Mos u gaboni me diversionin e socialistëve që për 28 vjet kanë sulmuar Berishën, e tani duke parë tek Basha një lider të ri që e fundosi Ramën si kryetar bashkie dhe ja përgjysmoi qeverinë një muaj para zgjedhjeve, hiqen sikur duan Berishën. E tëra kjo është një lojë mashtruese e Ramës ngaqë e di se me liderin e ri të PD, nu ka se çfarë të thotë se është ” i vjetër” apo se ka qenë “antar i PP”
    Krejtë ndryshe nga Rama e në përgjithësi nga të majtat ekstrene, Basha publikisht e respekton liderin themelues të PD Berisha, dhe ky e ka thënë publikisht se duke hequr dorë nga posti drejtues politik, e mbështet liderin e ri Basha, Imamët e Selamët ti bëjnë selam politikës e të dalin në pension si Bamka..

  5. Ti I mbake canten lulit mor kopil komunisti,kete pune ke bere dhe me saliun,per cfare shkruan dhe mendon te takon ti mbash canten,mos harro te veshesh patallonat terital dhe basetat te koci,ik o kurve e keqe komuniste

  6. Pse i futet ne -PD- prape keta injorante le te rrine me partine e -TOPES-[it].Po si nuk kane turp edhe ata Oketat -me shoke me c’fytyre shkojne prape ne partine dempkratike po edhe -Lulushin -ku e con mushka.Merre dhe Bamir Topen prape turp .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *