• |
ide | kryesore

Mbyllje goje pa kriter, shenjë inferioriteti: katër, në dhjetë skuadra të Superiores në heshtje shtypi

Sport



Kur gjërat nuk shkojnë si duhet, kur dëshiron të mos flasësh për pika të nxehta në Superiore është fare e thjeshtë: futesh në heshtje shtypi. Në fakt, rezultatet janë ato që lëvizin anën emocionale të peshores dhe zgjedhja për tu futur në heshtje shtypi nga ana e klubeve, është një taktikë jo e re për ti kthyer skuadrës përqendrimin, vetëm se në Superiore po e humbasin konceptin e kësaj praktike: katër skuadra në 10 të Superiores kanë mbyllur gojën.

Mjaftojnë dy humbje rradhazi dhe futet në këtë histori edhe Skënderbeu, klub që në fakt mund të ketë motive të tjera që nuk lidhen me performancën, por me vendimin e pritur nga CAS. Kontestimi i fundit i tifozëve për tolerim, pas humbjes së fundit ka qenë një arsye më shumë se përse në Korçë menduan se është më mirë të mos flasësh.

Kur nuk e bën Skënderbeu, që është në vendin e dytë, pse duhet ta bëjë Luftëtari i treti në fundi? Më shumë gjirokastritët nuk kanë folur gjithë këtë sezon, sesa e kanë bërë dhe rezultatet kanë ardhur nga keq, në më keq. E duke qenë se klubi ka probleme të theksuara financiare, duket një tentativë e shëmtuar për të shmangur këtë pjesë e jo se dikush tek bluezinjtë po shqetësohet për të mbajtur presionin larg skuadrës.

Në të njëjtën orbitë është edhe Kamza: për tu cuditur madje sepse skuadra e Gjokës ka folur edhe kur ishte në vështirësi më të madhe, por e bën pikërisht në momentin kur vjen nga dy rezultate positive radhazi. Një vendim absurd, ashtu si dhe heshtja e zgjedhur e Lacit, për të prezantuar trajnerin e ri në skuadër, për më tepër që bëhet fjalë për një zgjedhje të rëndësishme, por që e humbet rëndësinë me zgjedhje të klubit bardhezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *