• |
ide | kryesore

Netflix tregon risinë e re për filmat

Paparazzi, Slider, Stil



Netflix ka rezervuar për fansat e filmave një sërë surprizash në këtë periudhë festash, duke futur në playslistën e tij, prodhime kinematografike klasike por edhe ato më të rejat.

Por përveç kësaj, Netflix është duke testuar për momentin një opsion të ri, i cili mund të revolucinojë “artin” e të parit një serial për 2 ditë. Po flasim për një buton që nuk të lë të humbasësh asnjë skenë ose që ti rikthehesh një dialogu që nuk e kuptove shumë mirë midis protagonistëve.

Quhet “Butoni përsëritjes” që do të rishfaqë skenën që doni ju nga materiali filmik që po shihni. Për momentin është vetëm një buton i vogël që të shfaqet në ekran dhe që të pyet: “A do ta shikosh këtë skenë sërish?”, por që në të ardhmen mund ti gjehet një zgjidhje më e përshtatshme që mos të pengohet eksperienca e të parit të filmit. Kështu që pas opsionit “Skip Intro”, kjo është e reja e rradhës e shtuar nga Netflix që pak nga pak do bëjë të mundur që filmat të luhen vetë, pa pasur nevojë që ne të mos lëvizim as gishtin, nëse nuk jemi për “Netflix and Chill” kuptohet.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *