• |
ide | kryesore

Protesta e rrallë/ Studentët nga Lezha nisën në këmbë drejt Tiranës

Lajme, Të fundit

Në ditën e 10-të të protestës studentët kanë bojkotuar mësimin në të gjitha universitetet publike. Pavarësisht motit të ftohtë dhe me reshje ata janë tubuar në Elbasan dhe Gjirokastër. Studentë nga Korça, Elbasani dhe Shkodra janë nisur drejt Tiranës, ku do t’i bashkohen protestës së rinjve para Kryeministrisë.


Një protestë të rrallë kanë nisur një grup studentësh dhe të rinjsh nga Lezha të cilët janë nisur në këmbë drejt Tiranës, ku do t’i bashkohen protestës që po mbahet tek Kryeministria. Në dorë mbajnë në banderolë ku shkruhet: “Për demokraci”. Ata janë të vendosur të sfidojnë të ftohtin dhe shiun, ndërsa ecin në këmbë përgjatë aksit Lezhë – Milot. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. BUSHAT JU LUTEM NE KETE ARTIKULL SHKRUHET QE TE GJITHA UNIVERSITET JANE NE PROTEST DHE JANE NISUR DREJT TIRANES PERVEC DURRSIT ATA JANE NEN TERROR TE PLOT DUKE JU BE THIRRJE JU,ZHEJT LUBONJES TAULAT MUKES RAKIPIT TUPES ALIS DHE NDONJE TJETRI BASHKOHUNI DHE ZBERTHENJE CFAR NGERCI KA ATJE PER MENDIMIN TIM JANE NEN TERROR TE PLOT JU BEJ THIRRJE TE PERZEMERT DHE NJEHE JU.SI ELIT E PA SHITUR DHE NJEHER JU LUTEM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu