• |
ide | kryesore

Qeveria e Kosovës i përgjigjet NATO-s për formimin e ushtrisë

Lajme, Të fundit



Qeveria e Kosovës e quan si një të drejtë për shtetin e tyre që të kenë një ushtri të ndërtuar sipas standarteve më të larta të NATO-s.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se e drejta e Kosovës për ushtri, një forcë multietnike e profesionale të ndërtuar sipas standardeve më të larta të NATO-s buron nga sakrifica dhe liria, nga e drejta e shtetit, nga sovrani, vullnetit qytetar për të mbrojtur dhe promovuar vlerat properëndimore në Kosovë dhe më gjerë. Kosova është NATO dhe NATO është Kosovë. Për këtë askush mos të ketë asnjë dyshim. Së bashku me aleatët, NATO-n do të jemi vetëm në shërbim të demokracisë, sigurisë, paqes dhe zhvillimit në Kosovë, rajon e kudo që kërkohet”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Më tej qeveria e Kosovës ka shprehur mirënjohjen ndaj shteteve, por dhe organizmave ndërkombëtar që kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës.

“Duke kujtuar dhe nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për lirinë dhe shtetin tonë dhe duke shprehur mirënjohje për misionin e NATO-s, KFOR-it, të gjithë trupave ushtarake të vendeve aleate: SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, e të gjitha atyre vendeve që i shërbyen paqes në Kosovë, Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se sot po kurorëzohet rrugëtimi për konsolidimin e plotë e të brendshëm shtetëror të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në këtë deklaratë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *