• |
ide | kryesore

Qytetarët: Bravo iu qoftë studentëve, Rama tallet me njerëzit

Lajme, Të fundit



Ndonëse janë bërë rreth 10 ditë që studentët protestojnë, mbështetja tek qytetarët nuk ka rënë. Edhe në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” në News24 me gazetarin Bashkim Hoxha, qytetarët kanë shprehur indinjatën e tyre jo vetëm për çështjen e studentëve por edhe probleme të tjera.

Ndërkohë ka pasur dhe qytetarë që kanë folur për Unazën e Re. Një prej tyre tha se banesat do prisheshin për të bërë pallate dhe se faji nuk është i firmës por i shtetit, duke përmendur ministrin dhe ARRSH si institucion.

Telefonues 1: A tallet me popullin, tallet me studentët. Kryeministri tallej me atë të verbrin, i thoshte nëse s’ta plotësoj më bjer me atë shkopin kokës. Jam pensioniste, jetoj me 100 mijë lekë, çfarë do bëj më para. Bravo i qoftë atyre djemve të nënave, t’i shkojnë deri në fund.

Telefonues 2: Jam një qytetar nga Vlora, invalid, është miratuar statusi i naftëtarit. Kemi marrë kartonët dhe po i mbajmë aty. Nuk kemi asnjë përgjigje. Të paktën të na thonë një përgjigje, po ose jo.

Telefonues 3: Zoti Edi Rama thotë ka 3 vjet që nuk ka prurë 50 mijë lekëshin për nënat e reja. Dëgjova përfaqësuesin gjerman që tha nafta është më e shtrenjtë këtu, pse nuk ngrihet ky popull.

Telefonues 4: Ne jemi me studentët dhe i mbështesim fort. Tallet me banorët e Unazës së Re, Astiri me bojë, tallet me ata që protestojnë për naftën. Nga doli ky kryeministër, kush është ky. Edhe ta kishin nxjerrë nga kazani i plehrave do diltë më i mirë. Është kthyer Unaza e Re në kazan plehrash. Ku kanë hequr pemët po hedhin plehrat.

Telefonues 5: Jam habitur mbrëmë me kryeministrin. Paneli shumë i dobët për t’iu përgjigjur atij delenxhiu. Tek Astiri ishin 194 banesa para projektit për t’i prishur. Tani janë 119 banesa. Këto banesa të tjera çfarë do i bënte, do i bënte pallate. Prish shtëpitë e fukarenjve e bëj grataçela. Kush mund ta besojë atë barbon. Si nuk e njeh drejtori i ARRSH kush fshihet pas asaj firme, si nuk e njeh Gjiknuri, si mund të gënjejë kaq hapur.

Mua s’më intereson kush fshihet pas saj, më intereson shteti. Ne shqiptarët nuk e kemi ndjenjën e revoltës, ndjenjën e përgjegjësisë personale. Sikur vetëm prindërit e atyre studentëve të shkonin. Ne shohim nga televizori. Njerëzit që janë pa bukë, jo ata që janë të lidhur. Dilni o qytetarë të Tiranës, s’keni kosto, jeni afër. Këta në pushtet janë kthyer në përbindësha. Kaq keq të bën pushteti?

Telefonues 6: Studentët i dhanë një leksion si politikës si shoqërisë dhe njëkohësisht i dhanë një faqe të bardhë Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Studentët na kanë dhënë edhe ne që jemi mbi 18 vjeç një leksion. Mua nuk më ka shkuar kurrë në mend që studentët shqiptarë të ishin kaq të kulturuar dhe të protestonin në mënyrë kaq demokratike.

Telefonues 7: Do ishte në nderin tuaj si gazetarë të mos e pranonit atë kryeministër në panele. Po na tremben fëmijët. Do i bëj thirrje atij doktorit të madh, Petrelës që t’i bëjë një vizitë falas.

Telefonues 8: Më vjen keq për ata parafolësit që flasin aq keq për kryeministrin. Ai ka disa të meta po jo si flasin ata aq keq. Ata janë demokratë, kanë ardhur nga Malësia.



5 Comments

  1. KY MENDON SE ESHTE AKOMA ADOLISHEN DHE JO SI TE TJERET POR ADOLISHEN I PREVELIGJUAR NGA I ATI NGA REGJIMI QE E RRETHONIN SHOKET ME QE ISHT DJAL BLLOKMENI MOS PERFITOJME NAJ DICKA NE FAKTE KUSH U MORE ME TE KA DALE I HUMBUR SEPSE ASHTU ESHT I GATUAR MSTREC ADOLISHENT ASNJE LLOJE SENSI STUTENTD DHE POFESOR KUSHE E BERI DHE FUNDE HARAM NANOS QE E SOLLI ME THOJ TE PA PRER SIC THA VET NANO DHE KY NGELET LIDER ME RINI SHUME SHUME TE VONUAR I PREVELIGJARI I TE GJITHA KOHERAVE..DHE I PA PJEKURI I TE GJITHA KOHERAVE.. QELBESIRAT TE BASHKUAR PER TA BER QELB TE TERE SHQIPERI NE STILI JOLEZA KOKA…………………..

  2. BE eshte bashkim vlerash mbi te gjitha. Cfare vlerash reflekton kryeministri jone qe flet si halabak me cdo qytetar me cdo njeri; qe nuk foli kurre si kryeminister ne keto vite, qe nuk mori kurre seriozisht asgje. Te gjithe e kane gabim sipas tij. Te gjithe genjejne. Vetem ai eshte e verteta….Turp dhe neveri!

  3. Kjo eshte propogande me karrlliqe,me turp nuk behet,cfare Beni,keni Dale me pjate ne Dore dhe botoni intervista Kari,cfare jeni just kishe apo xhami,pse KY eshte shtypi?E kuptoj qe jeni pa zhvillim dhe Beni keto nevojtore,edhe nje gomar do te dinte te botonte se cfare do populli nga qeveria…? Rama ka qene dhe eshte idiot por KY popull e votoi me shumice,me mire nje idiot Jo vrases se nje vrases idiot.Tenja qe ka hyre nuk ka bire kurve ta heqi.Edhe Po te iki Rama me keq do te behet sepse “ne jemi bicim”,nje popull hajdut dhe bandit do te shkoje ne European kspitaliste me mend komunizmi.Vjedhja dhe mashtrimi Jane pjese e jetes ne demokratike,prandaj e keni ndritur.Merrni intervista nga krevati apo berdelloja.

  4. Une mendoj se nuk ishin analistet te dobet, por problemi eshte se KM tallet me gjithcka. Ne fakt protesta e studenteve po mbulon 30 milione eurot qe iu vodhen shqiptareve. Dhe minimalisht duhej te ngulmonin ne ate pike. Per 700 mije eurot e Metes u be nami ndersa per 30 milione euro kalohet me tri kater fjali. Ose, analistet do duhej t’i pergjigjeshin KM me te njejten monedhe, pra te benin pyetje dhe batuta pa asnjefare lidhjeje me cfare po ndodh se aty do e zinin gafil

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *