• |
ide | kryesore

U shpall në kërkim në Itali, arrestohet shqiptari

Lajme, Të fundit



Autoritetet italiane kishin shpallur në kërkim një shqiptar dhe një serb, të dy të arrestuar ditën e djeshme për veprat e kryera. Mediat lokale italiane raportojnë se shtetasi shqiptar, Afrim Gripshi do të vuajë dënimin 8 muaj e 10 ditë për shkak të akuzës “krime kundër personit”.

Shtetasi serb, Zoran Gavriloviç, ndaj të cilit kishte një urdhër arresti gjithashtu, është dënuar me 1 vit burg dhe 500 euro gjobë.

Dy të arrestuarit ishin nën hetim në Vicenza të Italisë. Në bazë të dispozitave ligjore të shtetit Italian, të dy të arrestuarit do të vuajnë tashmë dënimet përkatëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *