• |
ide | kryesore

Universiteti i Durrësit në mbështetje të studentëve, merr vendime pro tyre

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme, Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD), mbajti një mbledhje në të cilën morën pjesë studentët e ekselencës dhe Këshillat Studentorë.

Në këtë mbledhje, u shpreh një mbështetje e plotë ndaj kërkesave të paraqitura në protestën e studentëve dhe u morën këto vendime:

-T’i kërkojë Administratorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu“ Durrës nxjerrjen e kostos në buxhet për të parë mundësinë e përgjysmimit të tarifave të studimit.

-Heqjen e menjëhershme të çdo pagese shtesë nga ana e studentëve për tërheqjen e vërtetimeve apo dokumentave të tjera nga Sekretaritë Mësimore.
-Krahas mbështetjes aktuale, të inkurajojë procedurialisht dhe financiarisht përfshirjen e vazhdueshme të studentëve në kërkimin shkencor brenda dhe jashtë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
-Të ftojë Këshillat Studentorë dhe studentët ekselentë në diskutimet për buxhetin e ardhshëm të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, si dhe në çështje të tjera që lidhen me proçesin mësimor dhe arritjen e standardeve më të larta akademike.

Për zbatimin e këtyre pikave janë ngarkuar: administratori, rektorët, dekanët e Fakulteteve, drejtorët e Drejtorive, dhe bëhet me dije se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



3 Comments

  1. BUSHAT JU LUTEM NE KETE ARTIKULL SHKRUHET QE TE GJITHA UNIVERSITET JANE NE PROTEST DHE JANE NISUR DREJT TIRANES PERVEC DURRSIT ATA JANE NEN TERROR TE PLOT DUKE JU BE THIRRJE JU,ZHEJT LUBONJES TAULAT MUKES RAKIPIT TUPES ALIS DHE NDONJE TJETRI BASHKOHUNI DHE ZBERTHENJE CFAR NGERCI KA ATJE PER MENDIMIN TIM JANE NEN TERROR TE PLOT JU BEJ THIRRJE TE PERZEMERT DHE NJEHE JU.SI ELIT E PA SHITUR DHE NJEHER JU LUTEM

  2. KETU FERRI I VERTET BUSHAT JU LUTEMI VEREFIKONJE ME NJE GRUP INTELEKTUALESH GAZETARESH ANALISTESH JU BEJ THIRRJE DHE NJEHER ESHTE TERROR I VERTET NUK MUNDESHE TE MARRESH NJE VERTETIN QE VAZDON UNIVERITETIN E PAGUAN TE HENEN PER TA MARRE TE PREMTEN DHE SE MERR ME MUAJ TE TERE 2-3-4 E ME SHUME KETA JANE TE TMERRSHM.

  3. PO KJO ESHTE E TMERRSHME PRAP KETA DO TE BEJNE LIGJIN NE KETE UNIVESET PRAP KETA ATMINISTRATOR E GJOJA STUDENTET EXELENT. PO KUSH I PYET STUDENTET EXELEN NUK THANE NJE FJALE PER PROTESTEN POR VETM DISKUTUAN SIKU TE JET GJENDJE NORMALE TARIFEN STUDENTET E KANE PAGUAR QE ME DATEN 10.10.2018 PER DRYSHE SE VAZDOJE VITI TERROR I VERTET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *