• |
ide | kryesore

Sondazhi i Gallup/ 60% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi

Kryesore, Lajme



Në anketën e bërë nga Organizata Gallup për shkallën e emigracionit dhe dëshirën për t’u larguar nga vendi, Shqipëria renditet e katërta në listën me 152 vende.

60% e pjesëmarrësve nga Shqipëria në këtë anketë janë shprehur se do të largoheshin prej vendit.

Një ndër analistët e Gallup, Jon Clifton ka treguar disa prej arsyeve pse shqiptarët dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre.

“Dy shkaqet kryesore që vërejmë është se njerëzit duan të largohen pasi ka një formë krize. Për shembull Siria është një ndër 10 vendet me përqindjet më të larta për shkak të konfliktit. Një tjetër arsye është ekonomia. Në shumë vende të varfra njerëzit duan të largohen për të gjetur mundësi ekonomike. Dy faktorë të tjerë të rëndësishëm që njerëzit duan të largohen nga vendi janë korrupsioni dhe siguria vetjake”, u shpreh Clifton në  një intervisë për ” Zëri i Amerikës”.

Cilat janë arsyet që i shtyjnë njerëzit të duan të largohen nga vendet e tyre në përqindje kaq të larta?

Dy shkaqet kryesore që vërejmë është se njerëzit duan të largohen pasi ka një formë krize. Për shembull Siria është një ndër 10 vendet me përqindjet më të larta për shkak të konfliktit. Një tjetër arsye është ekonomia. Në shumë vende të varfra njerëzit duan të largohen për të gjetur mundësi ekonomike. Dy faktorë të tjerë të rëndësishëm që njerëzit duan të largohen nga vendi janë korrupsioni dhe siguria vetjake.

Të ndalemi tek Ballkani, rajoni më problematik në Evropë në anketën tuaj. Në rajon nuk ka pasur konflikte prej dekadash, në një vend si Shqipëria ekonomia ka vazhduar të rritet gjatë vitesh. Si shpjegohet kjo dëshirë kaq e madhe për t’u larguar?

Gallup

Kur shohim GDP-në për frymë, në një vend si Shqipëria apo nëse shohim fuqinë blerëse të qytetarit në Shqipëri, ky vend renditet i 100-ti në botë. Pra shumë njerëz besojnë se në Shqipëri nuk u ofrohen mundësitë ekonomike që mund të gjejnë diku tjetër. Shohim se tërheqja më e madhe për t’u vendosur në vende të tjera është ekonomia. Vendi që tërheq më shumë njerëz në botë është Amerika. Njerëzit duan të vijnë në Shtetet e Bashkuara pasi këtu ka mundësi ekonomike si dhe pasi kanë njerëz të afërm këtu. Vendi tjetër ku duan të shkojnë shqiptarët është Gjermania, pas Shteteve të Bashkuara.

Përse kjo rritje tani? Përse jo disa vite më parë?

Nuk do të thoja medoemos se është ndonjë rritje në vetvete. Shqiptarët kanë vite që shprehin dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria.

Në anketën e Gallupit thuhet se këto përqindje reflektojnë dëshira dhe jo shifra reale të emigrimit, apo njerëz me plane konkrete për emigrim. Si krahasohen këto shifra me lëvizjet konkrete të njerëzve?

Kur shohim prirjet në Shqipëri, vërejmë se popullata në pesë vitet e fundit po ndjek kahjen e gabuar. Që në atë kohë ka filluar tendencën e tkurrjes me 0.1%. Pra mund të shihet se të dhënat reale ndjekin të njëjtën prirje si dëshirat që shprehin njerëzit.

Kjo është e vërtetë për të gjitha vendet e Ballkanit, në të gjitha këto vende mbi 25% e njerëzve shprehen se do të donin të largoheshin. Në Kosovë kjo shifër është rreth 45%.

Si do të ndikonte kjo prirje tek potenciali i këtyre vendeve për zhvillim?

Kur shohim vendet e Ballkanit, problemi kryesor është rrjedhja e trurit. Kur pyesim njerëzit nëse duan të vendosen në Shqipëri, ata që shprehin dëshirë nuk janë njerëz të arsimuar, po ashtu nuk janë të rinj. Kur të rinjtë e arsimuar të një vendi duan të largohen dhe njerëzit që duan të vijnë në këtë vend nuk janë të arsimuar, atëherë vendi përballet me rrjedhje truri që duhet të përbëjë shqetësim serioz për udhëheqësit.

Çfarë qëndrimi mbajnë ballkanasit ndaj emigrantëve?

Nëse shohim Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe i krahasojmë nga qëndrimi i tyre ndaj imigrantëve, këto vende janë shumë të ndryshme dhe kështu kanë qenë gjatë viteve të fundit. Kur i pyesim njerëzit “A mendoni se qyteti apo komuniteti juaj është vend i mirë për imigrantët? A do të pranonit që imigrantë të vendosen në vendin tuaj? A do të konsideronit të pranueshme që një i afërm i juaji të martohej me një imigrant”, Maqedonia është e fundit në listë ndër 150 vende. Kurse në Shqipëri gjejmë një nga kulturat më të hapura. Shqipëria renditet e 15 në botë. Në Maqedoni, vetëm 10% e pjesëmarrësve e quajnë të pranueshme që imigrantë të vendosen në vendin e tyre; në Shqipëri 75% e pjesëmarrësve në anketë shprehen pozitivisht. Pra dy vende që janë kaq pranë gjeografikisht por që janë dy botë krejt të ndryshme.



13 Comments

  1. Mbi 60% e shqiptarëve kanë shprehur dëshirën për të ikur nga Shqipëria duke qenë kështu ndër katër vendet më “të shquar” në botë për këtë fenomen.
    Nuk ka nevojë që të bëhen “anal-iza” nga mediat se pse lideri i opozitës është i tronditur , i është “prishur zëri” duke protestuar, apo se po i meren mend e rrezikohet të rrëzohet nga shkallët .
    Në cilin vend “demokratik pluralist”, në krye të qeverisë ka një kryeministër që e kujton veten “artist të madh” që tallet me gjithë popullin e kërkon të mbrohet me “batuta” ?
    Në cilin vend të botës si kryetar parlamenti ka një ish ministër të mbrendshëm të një diktature kriminale ?
    Mjafton të “anal-izohet” ky fakt për të kuptuar se pse shumica e shqiptarëve duan të largohen nga vendi i tyre. edhe pa ju futur fare shifrave skandaloze të varfërisë e mjerimit, apo skandaleve të krimit e korrupsionit.
    Në vend që shqiptarët të kërkojnë ta braktisin vendin e tyre, përse të mos largojnë nga karriget e pushtetit një qeveri apo “mazhorancë politike” të tillë ?
    Në Italinë e pas luftës së dytë botërore, në 50 vjet janë ndruar më shumë se 50 qeveri.
    Në Shqipëri pas kalimit në pluralizëm, rotacioni politik është standartizuar me dy mandate nga katër vite, 8 vite “të majtët”, ata që patën qeverisur 47 vite në një diktaturë ekstremiste komuniste e tani tundin flamurin e kapitalizmit korruptiv, e 8 vite “të djathtët” që janë të detyruar në kushtet e varfërisë së madhe të Shqipërisë, të bëjnë politika sociale të majta.
    Kjo është panorama paradoksale politike.
    Studentët, rinia më e emancipuar e shoqërisë e pjesa më vitale e shqiptarëve, ndonëse me pakjartësira idollogjike, pas 28 vitesh shpërtheu në protesta të fuqishme kundër “gjithë politikës” sipas propogandave të qeverisë “së majtë”, e në fakt kjartazi ndaj qeverisë aktuale.

  2. Po kjo eshte levizje e lire, thote kryeministri.
    Dhe nese ikinvte gjithe, duhet ta dini se qeveria jone do mbetet ketu.
    Kush do i bej 1 km rruge 20 mln euro?!
    Kush do jap PPP?!
    Po lejet e ndertimit?!
    E katandisen kete popull ne 1 mln njerez nga te cilet 800 mije banijne ne tr.
    Bravo Rama, keshtu vazhdo. Me sa duket ky eshte vertete drejtimi i duhur.

  3. shqiptaret kane 28 vjet rrjesht qe po largohen ….. keni pare ndonje emision tv te TVSH apo edhe te mediave qene qe lehin nga mengjesi deri ne darke ham ham ham … qe te tregojne se si jane shqiptaret rrugeve te botes …. se nje gje eshte e sigurte pjesa me e madhe eshte me mut …. dhe nuk dine se nga tja mbajne …. shpresa e fundit eshte te marrin pjese gratis si kavie neper misionet hapesinore drejt MARSIT ….

    1. Nuk po të pyet kush për emrin o djalo se duket që nuk ja thua kësaj pune që i ke hyrë për të komentuar.Në katër rrjeshta që ke shkruar, nuk ka burrë nëne që të kuptojë se për çfarë e ke fjalën se shkruan si Edrama në majë të thanës. Mandej plotësoji o birçe të paktën katër klase fillore se shenjat e pikësimit që duket se nuk ja ke idenë ku vihen, mësohen që në klasën e katërt fillore.

  4. Une nuk e di ku e ben sondazhin Gallupi. POR,, di qe nuk ma merr mendja te kene qene ne Kukes, Kelcyre, Delvine, Puke, Malesi te Madhe, Peshkopi, Ballsh, etj…. Ne fakt, edhe po te ikin, nuk eshte se do te gjejne shume njerez per t’i sondazhuar, se kane ikur me kohe,
    Nga kafenete plot drita lalieriane te Tiranes 60% te del sondazhi, qe ne realitet duhet te jete shume me i madh!

  5. Ne vitin 1938 kryeqyteti i Italise ishte New -York sepse kishte mbi 1 milon emigrante italiane ndersa Roma kishte 800.000 njerez.Emigracioni eshte gangrena e shoqerise se sotme,greke ,italiane,serbe,turq, etj ikin cdo dite per nje jete me te mire.Shyqyr qe te pakten nuk behet lufte si ne 1997 ku iken mbi 600.000 shqiptare.Fshatra dhe qytete te tera te braktisura, sa ne disa vende ta japin nje apartament per 1 dollare /muaj qera.Kjo eshte semundja qe mbjell vete shoqeria,korrupsioni dhe grabitja jane kryesoret.

  6. Ne vitin 38 zotrote e kishe emigracionin legal. Tani qe po diskutojme eshte ilegal. Per me.teper, pasaporta shquptare eshte nder me te zhvleresuarat sot ne bote.
    Po flasim.per Shqiperine e viteve 2020 qe kerkon te ike nga ky vend ashtu si shtete afrikane, dhe jo oer Italine e Ameriken e viteve 30.

  7. Ky ka qene edhe qellimi final i grekeve dhe serbeve,shpopullimi i trojeve shqiptare.
    Me dashje apo pa dashje,nese ndiqet nje politike sinkron me qellimet antishqipatare,
    kemi te bejm me qeveri antishqiptare.Serbet thone,”shqiptarit jepi dipllome,por jo dije”.
    Dhe kjo deshire e tyre,po zbatohet ne shkollat shqiptare.Perderisa Z.Taulant Muka,nje nga
    inisiatoret qe filloi te luftonte fallsitetin intelektual,Kryeministri e cilesoi si”larve”,tregon
    qe Rama eshte pro stimulimit te injorances,ndryshe do ti kishte dhene fuqi te plote te
    kalonte ne filter te gjith titujt shkencore.Por Rama ishte kunder kesaj,sepse do te
    dekonspironte veten,ishte gjithashtu edhe kunder reformes ne arsim,sepse nuk i ka
    interesuar kurre.

  8. @@@@Mero muti qeke I kokerr injoranti dhe ndoshta analfabet.Emigracioni sot eshte legal,njelloj si ne 30.Shqiptaret Kane qene dhe Jane dembela,vetem ushtar,roje dhe mulla Kane qene profesionet e Tyre.Toka Tere jeten ne Shqiperine nuk eshte punuar(vetem Hoxha me dajak e punoi).Vetem mire I behet me emigracionin,amerika eshte 100 0/0 shtet emigrantesh.

  9. Ja nje langaraq i Edvinit-me anen e nje komenti nxjerr ne pah thenjen e -kryleshministrit -qe shqiptaret jane dembela .pune ka ,po nuk ka profesioniste se sipas ketij pseudo analisti dhe studiuesi shqiptaret vetem -pune rojesh dhe ushtaresh kane bere ike ore kandarshko bej studime te tjera leri keto se nuk jane per ty dhe tani ne vitin 2018 .te

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *