• |
ide | kryesore

Ariana Grande publikon këngën dedikuar Mac Miller

Paparazzi, Slider



Ariana Grande, nuk di të ndalet! Këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Imagine” dhe është një dashuri më vete.

Kënga flet për një histori dashurie që ka përfunduar, por që vajza nuk e ka pranuar ende ndarjen dhe imagjinon sikur të jenë bashkë! Dhe me këtë, fansat janë të bindur se kënga i dedikohet të ndjerit Mac Miller.

Madje, kanë edhe fakte!

Fillimisht, artisti i ndjerë Mac Miller kishte tatuazh në krah titullin e këngës, “Imagine”.

 

Së dyti, fansat besojnë se këngëtarja është frymëzuar nga vargjet e këngës së Miller “Cinderella”.

“Dhe kur të kesh uri do të të mbyll gojën me ‘stir fry’” – Mac Miller, Cinderella.

“Qëndojmë zgjuar gjithë natën, do të porositësh ‘pad thai’” – Ariana Grande në këngën “Imagine”.

Gjithsesi, ende nuk është konfirmuar nëse kënga i dedikohet Miller, por nuk do të ishte aspak çudi që këngëtarja të jetë frymëzuar nga historitë personale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *