• |
ide | kryesore

Basha: Protestat janë shenjë e gjëndjes së emergjencës kombëtare

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm në protestën e banorëve të “Unazës së Re”. Për protestat që kanë nisur në të gjithë vendin, Basha është shprehur se ato janë shenja më e qartë e gjendjes së emergjencës kombëtare në të cilën ndodhet vendi.

Basha, i refuzuar nga studentët, ashtu si të gjithë ata që janë të përfshirë në politikë, është shprehur se fton të gjithë të bashkohen me protestën e studentëve. Kreu i PD-së, u shpreh se është pro 8 kërkesave të studentëve si dhe shfuqizimit të ligjit për arsimin e lartë.

“Sot, banorët e Unazës së Madhe kanë protestuar bashkë me studentët dhe unë u bëj thirrje sot të gjithëve që të dalin masivisht në mbështetje të studentëve. Edi Rama po luan me fatin e tyre. Mos i lini fëmijët tanë vetëm! Bashkohuni me protestën e studentëve.

Partia Demokratike i mbështet 8 pikat dhe kërkon realizimin e tyre. Kemi 3 vite që kërkojmë shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë që është burimi i krizës”, u shpreh Basha.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *