• |
ide | kryesore

Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë në 2019

Lajme, Të fundit



Çmimi i energjisë elektrike duket se nuk do të ndryshojë përgjatë vitit 2019. Prej burimeve zyrtare të TV Klan është mësuar se tarifa për konsumimin familjar do të vazhdojë të jetë 9.5 lekë për kilowatt orë, që është edhe sot.

OSHEE akoma nuk ka dërguar aplikimin për çmimin e ri të energjisë në Entin Rregullator, ndërsa Operatori i Sistemit të Transmetimit kërkon rritje të tarifës për transmetimin e saj në tensionin e lartë me 46%, nga 0.75 në 1.39 lekë për kilovat.

Tashmë mbetet në dorën e Entit Rregullator të Energjisë miratimi i tarifave, por gjithçka do të varet edhe nga çmimi i energjisë që do të vendosë për kompaninë e prodhimit të saj KESH, qeveria.



2 Comments

  1. Nuk pranojme, duam te ngrihet…Pse vetem cmimi I ujit, naftes, shkolles, ilaceve do ngrihet..Jemi njerez me seder..te ngrihet edhe cmimi I elektrikut..patjeter..

    1. Mir e keni ju te ngriet.
      Po ne me cte ardhura do i paguaim?
      Kur pun nuk ka dhe familja ime vuan per buken e gojes????
      Lini pergjigje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *