• |
ide | kryesore

Drejtuesi i dy firmave prestigjoze Karl Lagerfeld tregon përse nuk i pëlqen internet

Paparazzi, Slider



Mbi 31 milionë njerëz ndjekin instagram-in zyrtar të Chanel, por Karl Lagerfeld nuk është një prej tyre.

“As nuk e di se si duket.”- u shpreh ai në një intervistë për The Cut. Dhe arsyeja pse është thjesht mungesa e kohës.

Karl Lagerfeld është drejtori i artistik i një ndër shtëpive më të mëdha të modës që nga 1910, Chanel. Gjithashtu ka të njëjtin rol dhe pranë Fendi, së bashku me Silvia Venturini Fendi.

Nuk i përdor rrjetet sociale. As internetin. “Personalisht, nuk kam kohë. Nuk e përdor internetin, nuk e përdor Facebook. Duhet të skicoj, duhet të luaj me Choupette (macja e tij). Duhet të fle. Dita është shumë e shkurtër për këtë.”- është shprehur Karl.

Përdor avion privat, por preferon që të jenë kryesisht bosh. “Problemi me avionët privatë është se edhe nëse ke një të madh, nëse ke shumë njerëz rrotull, është një makth. Më shumë se 3 apo 4? Harroje!” Gjithashtu ai gjithnjë ka vend dhe për Choupette. Se mos harrojmë, Karl ka 20 vjet që nuk përdor avionët normal.

Ai nuk ka të bëjë aspak me veprimtaritë bazike të jetës. “Nuk di të gatuaj, nuk di as të rregulloj shtratin. Di vetëm të skicoj, të flasë dhe të krijoj koleksione. Kur isha fëmijë, mamaja më thonte të mos mësoja asgjë. Gjithnjë duhet të varesh tek të tjerët, sepse ashtu do detyrohesh të bësh një përpjekje të kesh paratë që ata të bëjnë gjëra për ty.”- shpjegon më tej drejtuesi i Chanel.

Dhe detaji i fundit? Mund të ishte fermer, dhe këtë e ka thënë vetë ai. I pëlqejnë shumë lopët dhe kjo nuk është çudi pasi është rritur në një fshat në Gjermani.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *