Tre vëllezër pas 18 vitesh emigracion u kthyen në Shqipëri për të ndërtuar një serrë luleshtrydhesh në Kafaraj të Fierit. Prej dy vitesh lumi i shkatërron prodhimin dhe ata nuk marrin asnjë mbështetje nga shteti.
“Kam shkuar 16 vjeç në Greqi. Kemi bërë shumë sakrifica atje, por e pashë të arsyeshme që të kthehesha në vendin tim dhe të investoja këtu”, tregon Mondi, një nga tre vëllezërit.
Tre vëllezërit investuan 10 milionë lekë në serrën e tyre.
“Vite të gjata në Greqi dhe menduam që lekët e grumbulluara t’i investonim në Shqipëri. Vitin e parë ishte mirë, vitin e dytë doli lumi dhe lekët e vitit të parë i lamë. Vitin e tretë u goditëm sërish dhe u prish prodhimi. Vjet doli dy herë lumi”, shprehet fermeri.
Të lodhur prej përmbytjeve të prodhimit të tyre, ata po mendojnë rikthimin në emigrim. Pushteti vendor dhe Ministria e Bujqësisë nuk i ka dhënë asnjë mbështetje.
“Jam bërë pishman 100 herë që jam kthyer në Shqipëri. Po ta kisha i vetëm investimin, do ta kisha lënë dhe do të kisha ikur prapë atje ku isha”, tregon Mondi.
https://www.youtube.com/watch?v=yKIMftE8Jmg
Po’ i hodhe hormone
Keshtu do ta pesosh
eshte bere luleshtrydhja sa nje dardhe
Ta kishe siguruar kaq e thjeshte o tutkun,bashkoju lulit dhe saliut se te ndihmojne ato
Qe Peleshi eshte idiot i panginjur me para , kjo eshte e ditur..Por qe te fajesosh dike se lumi te prishi prodhimin…dhe per te dytin vit..nuk eshte se je nerregull..
Embillje hashash se ai i -pa emri i ridhjerjes -kete bime do .