• |
ide | kryesore

Fuga: Hedhja e parave nuk e zgjidh situatën në arsim, duhet ndryshuar sistemi

Lajme, Të fundit



Profesor Artan Fuga, në një lidhje direkte për emisionin “Kjo Javë” është shprehur se sado të investohet në arsim, problemi qëndron te sistemi, dhe nëse ai nuk rregullohet asgjë nuk ka vlerë.

 “Unë di që nga 8 kërkesat, 4 kërkesat janë për amendimin e ligjit të arsimit të lartë. Ka një çarje mes bordeve, çarje brenda administratës, profesorët nuk kanë kompetenca brenda fakulteteve. Unë nuk e di që një institucion të funksionojë i çarë. Sado para t’i hedhësh këtij sistemi ai sistemi nuk funksionon. Shumë mirë që të rritet në 5% GDP për arsimin, por kjo duhet të shkojë me reformimin e sistemit. Është njësoj si t’i hedhësh naftë të mirë një makinë që nuk ka motor, apo nuk ka timon. Ato para nuk do jepnin rendiment. Ka nevojë të rritet investimi për arsimin e lartë, por nuk mjafton kjo”- tha Fuga.

Artan Fuga propozoi një Kuvend ku të merrnin pjesë të gjithë aktorët me ndikim në arsim: studentë, profesorë, qeveri, shoqëri civile për të diskutuar rreth sistemit.

“Unë mendoj se qeveria dhe ministria kanë 8 kërkesa dhe thuhet se aty janë këshillat studentor. Të drejtohet nga Këshillat studentor dhe të flasë me ta. Duhet rivendosur besimi tek studentët. Duhet ndryshuar sistemi. Nuk mjafton dialogu i Ramës me studentët. Unë propozoj një Kuvend ku të marrin pjesë aktorë të shumtë dhe të bëhet një transprancë për sistemin”- tha Artan Fuga.



5 Comments

  1. Pra edhe ti nje fare dialogu po sygjeron.. Jo midis Rames dhe Studentave por me me shume aktore.

    Prandaj dhe Rama po ju thote ketyre studentave qe hajde diskutojme se do ndryshojme edhe me shume se ato 8 pikat tuaja.
    Rama e di shume mire kete gje . Nga kjo varet mbijetesa e tij ne pushtet. Ai tashme e ka kuptuar se sistemi i arsimit duhet ndryshuar rrenjesisht.

  2. Ligjin per arsimin e shkruan ne zyrat e Universiteteve te Privateve. Nenet dhe paragrafet per arsimin publik, i shkruan aq ndyre, sa nuk u deshen 10 vjet qe ta rrenonin, por me shpejtesi rakete e bene arsimin publik Reumpalle.
    Ja produkti i Ligjit. Mban ere.
    Dhe kerkohen fajtore jashte Parlamentit, Ministrise e Keyeministrise.

    Po, ka qelbesira edhe aty ku kerkojne rilindasit, por kryedsezinjatoret e kesaj gjendje jane Rilindasit.
    Ligji duhet ripare. U provua. E dha produktin. Mysybet.

  3. Profesor Fuga bën shumë mirë që ngulmon në reformimin e sistemit arsimor në Shqipëri, pasi është një nga zërat më intelektualë të këtij sistemi.
    Por a mund të përmirësohet ky sistem, pa u reformuar sistemi i përgjithshlm politik , sistemi i drejtësisë, ai i zgjedhjeve e sistemi ekonomik ?

  4. ore FUGA do na tregosh se me cfare je marre gjate diktatures apo jo …?! sepse dikush thote qe ke mbaruar per Filozofi Marksiste. Ti si thua a jane te verteta keto …?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *