• |
ide | kryesore

Fuga: Qëndrimi i rinisë në rrugë, thirrje për të gjithë përgjegjësit e integrimit të saj në shoqëri

Lajme, Të fundit



Profesor Artan Fuga, për emisionin “Kjo javë” në News 24 është shprehur se qëndrimi prej dy javësh në rrugë i rinisë shqiptare është një thirrje shumë e madhe për ata që kanë përgjegjësi për integrimin e saj në shoqëri.

“Sot kam një shqetësim shumë të madh, është momenti që ne duhet ta kuptojmë. Nuk është një ditë, por po bëhen dy javë. Kjo nuk mund të vazhdojë më.

Mes rinisë dhe politikave qeveritare, por edhe institucioneve ka një humbje besimi. Ka një lloj bjerje e atij mirëkuptimi që duhet që të merren vendimet sa më shpejt. Ka një ngërc në këtë marrëdhënie.

Nuk dua t’i shtoj edhe më shumë elementë të ngatërruar këtij pazëlli, por dua të them që nga ana e zotit kryeministër kërkohen përfaqësues që ai të dialogojë, por është e pamundur të dialogojë dhe ky nuk është mekanizmi i duhur përballë një mase të tillë. Studentët kanë kërkesa të ndryshme, kanë pikëpamje të ndryshme, politike dhe jo politike dhe nuk mund të presësh që ato në dhjetë ditë të kenë një mirëkuptim”, tha Fuga.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *