• |
ide | kryesore

Kanye West zyrtarisht në luftë me Drake

Paparazzi, Slider



Kanye West  është zyrtarisht në “luftë” me reperin Drake! Ye tregoi në “Twitter” se Drake e kishte kërcënuar me familjen e tij, pasi dyshon se ishte Kanye ai që i ka thënë reperit Pusha T për djalin që po e mbante sekret. Nga ana tjetër, Kanye i kërkoi Drake që t’i kërkonte falje për diss-in që i bëri markës Yeezy në këngën “No Stylist”. Sigurisht, që Kim Kardashian nuk mund të rrinte e heshtur dhe i doli në mbrojtje të shoqit në “Twitter”.

Por Drake nuk është shqetësuar aspak për dramën e shkaktuar nga Kanye, pasi në një postim në “Instastory” ka publikuar emoji-n së qeshurës, duke mos e vrarë shumë mendjen.

Madje, në mbrojtje i ka dalë edhe nëna e djalit të tij, Sophie Brussaux e cila i zuri të gjithë në befasi kur kritikoi Kanye-n.

“Unë mendoj se Kanye po debaton me veten “me atë të rriturin”- shkruajti në një postim në “Instagram”, nëna e vogëlushit duke sqaruar se ka zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet me Drake.

Ndërsa, Travis Scott i cili u përfshi në këtë histori nga Kanye (hodhi poshtë familjen dhe bashkëpunoi me Drake) nuk ka reaguar ende.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *