• |
ide | kryesore

Krimi i opozitës që po vret protestën e studentëve

1, 2, Ide



Kur sheh burra në moshë të mesme, profesionistë sheshesh e bulevardesh, që mbajnë ndonjë flamur a pankartë në dorë, marrin edhe megafonin herepashere, madje, pa iu dridhur as zëri e as qerpiku, u kërkojnë studentëve të bashkohen me ta, kupton që protesta është kapur për fyti. Sheshin e protestës e kanë zënë stoikët e partive që dikur zinin vendet në administratë, tokat e të pambrojturve, të ardhmen e të rinjve të talentuar që kishin zgjedhur diplomën e shkëlqyer përpara teserave të partive. Qëllimi i protestës është banalizuar në shpresën e grupimeve të dëshpëruara partike që të rimarrin fatin e studentëve në dorë, e ta telendisin si mall pa zot nëpër biznese private që shesin diploma. Ata pak njerëz që nuk bëhen dot shumë, ai pellg i vogël që nuk bëhet dot lumë. Me gjithë përrenjtë e mitingashëve me 28 vjet eksperiencë që derdhen përpara Kryeministrisë, është koncentrimi në bulevard i pellgut që po mbyt Shqipërinë. I vetmi produkt që mund të dalë që aty, janë ngjalat e moçalit, që janë lidhur aq shumë me njëra tjetrën, sa nuk ndahen dot më.

Jo vetëm në Bulevard. Të njëjtën gjë bënë edhe në unazën e re. Sa ndjenë erën e protestës, u turrën ta kapin për fyti, ta vërvisin, ashtu të kapur, për interesin e tyre. Kujdesen që, ndërsa shtëpitë prishen një nga një, të shpërndahen pamjet dhe mbi gërmadhat e tyre të ngrenë pyetjen: A do votoni prapë për Edi Ramën? Sikur nuk ishin ata që u kishin premtuar, me zë dhe figurë se nuk do lejonin të prishej asnjë shtëpi. Ashtu siç premtuan në Kukës, që nuk do vendosej kurrë kufiri ndarës mbi rrugën e Kombit. E kapën për fyti dhe e çuan protestën të mbytur në prehërin e koncensionarit.

Është e pabesueshme që të jetë vetë opozita që, pasi i kap për fyti protestat, i mbyt në heshtje.

Megjithatë e shpjegueshme.

Opozita si pjesë e sistemit politik të diskretituar, ka të njëjtën frikë si Rilindja. Kuksianët e pakontrolluar, që dogjën traun e tarifës së biznesit të Ramës dhe ortakëve të tij, u bënë frymëzim për shqiptarët në të dyja anët e traut me pagesë dhe kufirit pa pagesë, se mund të bëhet më mirë pas partitë. Duke sfiduar opozitën e tredhur, kuksianët dhanë mesazhin se tigri prej letre, që ka ndërtuar ky sistem mund të digjet me një shkëndijë. Një ditë më pas, të kapur në befasi nga dhuna dhe bastisjet e grabitësve në pushtet, u detyruan të pranonin mbështetjen e opozitës, në mirëbesim, pa e ditur se pabesia ishte e dyanshme, se të dyja palët janë të njëjtët shërbëtorë të parasë së paligjshme. Sistemi e mundi protestën.

Kështu po ndodh edhe me Unazën e Re. E panë veten bashkë rastësisht kur dolën nga dera për të mbrojtur shtëpitë. U detyruan të pranonin opozitën kur grabitësit me pushtet përdorën dhunën. Tani shtëpitë po prishen një nga një. Po të mos ishte zbuluar megaskandali i grabistjes me dokumenta fals, shtëpitë e tyre sot do të ishin kantier ndërtimi. Ashtu si shtëpia e Bajram Nelës, që u prish me karshillikun e opozitës në një krah dhe me frikën e fqinjëve në krahun tjetër.

Kështu edhe sot, 11 ditë pasi lumi i studentëve vërshoi papritur, mbi shkretëtirën e shpresës së vrarë dhe nervit të vdekur nga bashkëpunimi i partive.

Asnjë forcë politike, asnjë organizatë apo lëvizje nuk mund të mblidhte aq shumë njerëz të kulturuar dhe emancipuar, prandaj solli shpresë, besim dhe freski në gjtihë rrugët e Tiranës dhe auditorët e vendit.

Me gjithë praninë e kamerave, militantët e infiltruar nuk druheshin të sulmonin organizatat studentore, të rrëmbenin megafonët për të shpërndarë mesazhet e zyrave të partisë. Megjithatë nuk arritën ta prishin festën. Deri sot, kur, me ndihmën e presionit të qeverisë, me ndihmën e varfërisë ku i ka zhytur Edi Rama me ortakët e diplomave private, studentët ikën, protesta u pushtua.

Në marsin e 1991, Ramiz Alia mbylli universitetet, studentët u shpërndanë, një pjesë për të mos u kthyer më në Shqipëri. Skena u mbeti partive deri sot. Pothuajse 28 vjet më vonë, janë gati të bëjnë të njëjtën gjë me metoda të tjera.

Edi Rama ka të njëjtën dëshirë me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin që aty përballë të jetë opozita partiake në vend të studentëve, që lufta të mbetet brenda sistemit, të kontrollohet nga sistemi. Të gjithë bashkë duan që pala e re, që mund t’i mundë të gjithë bashkë, pa dallim të mos kompaktësohet, që lumi që po i derdh në det, të gjithë bashkë pa dallim, të devijohet në mocalin e përbashkët. Prandaj kanë zënë grykëderdhjen si mbetje që janë ngurtësuar 28  vjet dhe qelbin ambientin.

Të hënën radhën e kanë studentët.

*Enton Abilekaj, shkruar për Lapsi.al



11 Comments

  1. Dakort me artikullin por opozita seshte e vetme, pushteti eshte akoma me i demshmem kunder protestuesve sepse ka ne dore te shantazhoje protestuesit me kollaj se sa opozita pasi perdor dhe dhune dhe shperblim gje te cilen opozita se ka ne dore. Nqs opozita kerkon infiltrim te protestave per ta terhequr nga hundet per qellime te tyre politike, pushteti kerkon asgjesimin total te saj. Nje pike tjeter me e rendesishme sidomos me protestat e studenteve eshte mungesa e deklaratave nga nderkombetaret. Natyrisht jane kunder kesaj proteste pasi nuk eshte e sponsorizuar nga NGOte e tyre, dhe seshte ne interesin e tyre te menjehershem. Si ka mundesi te japin deklarata per cdo pordhe ne Shqiperi, 99% e tyre as ju takjon te japin deklarata por nuk mbajne nje qendrim te shtetit te tyre lidhur me protestat me origjinale dhe me masive ne gjithe keto vite. Kjo proteste e studenteve ka nxjere ne pah shume gjera qe kane qene te qarta per ata me dy pare mend por qe sote askush si mohon dote.

  2. Ky artikull synon divergjence te protestes. Lapsi po tenton te mbaje kasten ne pushtet. Cdo gje ka marre fund kot e keni.

  3. Eh ..sa veshtire ..shqiperia lengon ,e qan..nga nje fare e keqe qe prodhon kjo toke..te gjithe duan te je drejtues..te jene koka..
    Shembulli me i qarte ..ku stundentet u ndane ne dy drejtimedhe thane : jemi nje trup ..dhe disa ndejten tek ministria,dhe nje tek kryemistria. U ndane ..ne dy koka ne nje trup!
    Eh a mund te fluturoje nje shqiponje me dy koka?
    Do shqyet me dysh!
    Ka nje zgjidhje ..si ylli komunist..
    Ose ylli gjashte kende qe ka Rama ne stemen e tij ..ku shqiponja jone eshte brenda saj..

  4. Eh ..sa veshtire ..shqiperia lengon ,e qan..nga nje fare e keqe qe prodhon kjo toke..te gjithe duan te je drejtues..te jene koka..
    Shembulli me i qarte ..ku stundentet u ndane ne dy drejtimedhe thane : jemi nje trup ..dhe disa ndejten tek ministria,dhe nje tek kryemistria. U ndane ..ne dy koka ne nje trup!
    Eh a mund te fluturoje nje shqiponje me dy koka?
    Do shqyet me dysh!
    Ka nje zgjidhje ..si ylli komunist..
    Ose ylli gjashte kende qe ka Rama ne stemen e tij ..ku shqiponja jone eshte brenda saj..

  5. Tjetër mëndje kjo :
    I ngatërojnë pronat me protestat.
    Kjo është prona ime kjo është prona tënde.
    Kjo është protesta ime kjo është protesta tënde.

    Është trajtuar me një përceptim tërësisht të gabuar ideja , jo vetëm nga studentët të cilëve dikush ju a ka futur në kokë jo pa qëllim, se Universiteti është prone vetëm e studentëve, por me hipokrizi kësaj kënge i mbajnë ison edhe mediat qeveritare. edhe partitë politike
    Universiteti është një institucion shtetëror i të gjith qytetarëve të një shteti e jo vetëm i një gjenerate katër apo pesë vjeçare studentësh. Universiteti është jo vetëm i studentëve që mund të kalojnë pesë vite të jetës së tyre atje, por më shumë i pedagogëve që me këtë profesion do të siguronë jetën e tyre e të familjeve. Universiteti ju takon edhe të gjithë fëmijve që lindin në Shqipër e gjithë prindërve të tyre, jo vetëm për faktin se fëmijtë e sotëm do të jenë kontigjent i universitetit në të ardhmen, por edhe se janë ata që do të dalin nga këto universitete, që do të drejtojnë politikën partiake që do të krijojë qeveritë e ardhëshme.
    Pra është naive apo një hipokrizi që e ka bazën tek frika, që studentët të mbahen vetëm përcaktimin e protestave të tyre si “jo politike” por edhe jo partiake.
    Studentët kujt ja kërkojnë këto përmirësime të kushteve të tyre deri tek shtimi i buxhetitpër arsimit, partive në opozitë që nuk kanë asgjë në dorë ta bëjnë këtë apo partisë në pushtet ?
    Ja pra që protesta zhvillohet jo kundër politikës në tërësi, po kundër politikës së partisë në pushtetin aktual.

  6. Jam dakort me Gertin me siper.
    Per me teper nuk e kuptoj se si fajesohwt opozita per cdo gje. Qe protesta eshte e drejte, se ve ne dyshim asnjeri, deri edhe vete Ed Rama, atehere ku eshte problemi qe ti bashkohen te gjithe? E me me shume te drejte nje parti, nje nga 2 partite me te medha ne Shqiperi qe supozohet qe perfaqeson interesat e popullit te saj. Sigurisht intereson qe protesta te izolohet dhe kjo arrihet sh mire me nje propagande te pashembullt ndaj opozites sikur te ishin parti ilegale e qe eshte turp apo krim te shoqerohet emri yt me te. Perca e sundo i thone kesaj por jo brenda protestes por ne popull ne pergjithesi. Gjithsesi me duhet ta pranoj qe kjo seshte krejtesisht merite e Edi Rames por edhe e frikes e plogeshtise se opozites.
    Per aq kohe sa kjo skuptohet me duhet te them: “ cdo popull ka qeverine qe meriton!”

  7. Ky pseudo intelektuali apo gazetar leshi apo. anal …… eshte byth lepires e i kesaj qeverie kriminele idiote etj etj

  8. Kush shtë më i interesuar se Rama, që ta mbajë këtë protestë të studentëve kundër gjithë politikanëve ?
    Kush është i interesuar më i interesuar më shumë se ai, që të përhapë psikozën se studentët janë ngritur kundër opozitës, kundër “artistit” Luli e “doktoreshë” Monës siç flet ai me zhargonin e rrugaçërisë politike, kur prej tij nuk dëgjon dot asnjë diskurs akademik, por vetëm fjalorin e ndyrë banal e etiketime rrugaçërore për cilindo që mendon ndryshe nga ai
    O zotëria Alibeu !
    Sipas teje qenka “opozita e diskretituar”, ajo që e ka fajin që Rama nuk do t’ja dijë për studentët e protestën e tyre.
    Po a nuk është në vitin e 6 të qeverisjes Rama që akoma kujton se mund të mbulojë marrëzitë e tij me propogandat se fajin e ka Saliu apo SHQUPI ?
    Nuk është opozita as Saliu e as SHQUPI.
    Opozita është Partia Demokratike që lindi nga lëvizja studentore e dhjetorit të 1990.
    Që studentët e sotëm janë çorientuar e nuk dijnë se në ç’mënyrë mund ti realizojnë kërkesat e tyre, duke kujtuar se Universiteti është një fabrikë shtetërore e ata si sindikatë kërkojnë vetëm rritjen e pagave, për këtë fajin e keni ju kalemxhijtë e mediave që bëni sikur godisni të keqen që keni përballë, e në fakt ja zgjasni jetën kësaj të keqeje duke goditur opozitën institucionale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *