• |
ide | kryesore

Mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së: Projekti i Rilindjes është projekt për institucionalizimin e krimit

Lajme, Të fundit



Nis Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike tek ish-Pallati i Kongreseve. Pjesë nga fjala e Bashës.

“Mirënjohje për qytetarët që protestojnë për Teatrin Kombëtar, studentët që protestojnë kundër rrënimit të arsimit,respekt për ata njerëz në media dhe shoqëri civile që i japin zëra dhe inkurajim përpjekjeve.
Rinia studentore flaku plogështinë dhe po kërkon që gjërat të ndryshojnë.”

Duhet brez i ri politik, elitë e re e vendit e aftë për këtë aspiratë morale. Duhet të krijojmë kushtet, të ndërtojmë rrugën për këtë kalim të brezit të ri në politikë, ekonomi  e shoqëri.

Projekti i rilindjes, është projekt për institucionalizimin e krimit. Sot politika, biznesi dhe media janë shkrirë në një. Një grusht njerëzish të politikës, biznesit dhe medias kontrollojnë pushtetin politik, mediatik dhe ekonomik të vendit dhe synmon të çimentojë kontrollin e vet për dekada të ardhshme

Brenda 5 vitesh Edi Rama shkatërroi procesin zgjedhor, politik, vuri nën kontroll ekonominë, median dhe vuri në gjumë shoqërinë civile dhe po kërkon që këto arritje të përjetësohen.

Vepra më tinzare e Edi Ramës ka qenë përçarja e njerëzve. Se gjithkush duhet të shohë interesin e tij apo të asaj se askush nuk ka çfarë i duhet nese dikush tjetër abuzohet. 

Se nuk është punë e tyre nëse qeveria prish banesat në Unazë,apo Himarë, se prishet teatri.

Propaganda i ka kthyer shqiptarët kundër njëri tjetrit”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *